0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëZgjedhjet presidenciale 2019

Osmani në KSHZ: Zgjedhje korrekte dhe të lira një nga kushtet për vendim pozitiv të BE-së

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të jenë korrekte dhe demokratike, pa vërejtje edhe më të vogla të cilat mund të hedhin  hije të errët. Ato duhet të jenë  garë në të cilën do të fitojë më i miri. Ajo do t'i tregojë maturinë  dhe kapacitetin demokratik të shtetit,  nga çka  në pjesë të madhe do të varet  edhe sjellja e vendimit të Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së për fillim  të negociatave për anëtarësim  në Union, vlerësuan zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Shkup, 14 mars 2019 (MIA) – Zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të jenë korrekte dhe demokratike, pa vërejtje edhe më të vogla të cilat mund të hedhin  hije të errët. Ato duhet të jenë  garë në të cilën do të fitojë më i miri. Ajo do t’i tregojë maturinë  dhe kapacitetin demokratik të shtetit,  nga çka  në pjesë të madhe do të varet  edhe sjellja e vendimit të Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së për fillim  të negociatave për anëtarësim  në Union, vlerësuan zëvendëskryetari i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Shteti, tha Osmani pas takimit të sotëm në hapësirat e KSHZ-së, është nën llupë  të vendeve anëtare  dhe të Komisionit nëse ka kapacitet demokratik të zbatojë  zgjedhje korrekte  dhe mendoj se  nga përshtypja që do ta japim  për ekzistimin e kapaciteteve të tilla do të varet shumë se si do të jetë vlerësimi në qershor.

“Publikisht u bëj thirrje të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor, sepse KSHZ është organizatori,  Qeveria i siguron  parakushtet e domosdoshme, por megjithatë,  çdo faktor, çdo parti politike, çdo qytetar duhet ta dijë vlerën e momentit  në të cilin mbahen zgjedhjet. E rëndësishme është se kush do të jetë  president, por, ende më e rëndësishme në këtë proces është nëse do të kemi  zgjedhje korrekte dhe demokratike pa devijime, probleme dhe vërejtje”, tha Osmani.

Zgjedhjet, citon Osmani, mbahen  në momentin më të mirë ose më të keq për shtetin, sepse do të përfundojnë një muaj para sjelljes së vendimit  për negociata me BE-në.

“Nëse zgjedhjet janë të mira vendet anëtare më lehtë në mënyrë konsensuale do ta sjellin vendimin  për fillim të negociatave, ndërsa më e keqe është që edhe gabimi më i vogël do të shumëzohet me dhjetë ose me njëqind herë dhe do të jetë nën llupë të vendeve të cilat do të vlerësojnë  nëse ky shtet ka kapacitet të inkuadrohet në familjen e tyre”, tha Osmani.

Derkovski pajtohet se procesi zgjedhor duhet të kalojë  edhe pa vërejtjet më të vogla dhe se ato si institucion do të bëjnë gjithçka që ajo të realizohet.

“KSHZ është organ shtetëror i cili do të bëjë gjithçka  në suaza të kompetencave ta organizojë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme, por deri te të gjithë faktorët apelojmë  të kenë kujdes  që ky proces  pa ndërprerë të kalojë  dhe të hidhet  çfarëdo lloj njolle.  Zgjedhjet janë garë konkurruese politike në të cilën duhet të fitojë më i miri, përkatësisht ai i cili ka platformë dhe program më të mirë politik”, tha ai.

Në atë drejtim, tha, shkojnë edhe informatat se lista zgjedhore është në rregull dhe se  nuk do të ketë probleme me të.

“Nuk ka fantomë  në Listën zgjedhore, siç kishim shprehi të tregojmë. Në të janë shkruar të gjithë shtetasit të cilët janë të moshës madhore dhe kanë të drejtë të votojnë”, tha Derkovski.

Në suaza të kontrollit publik, ai përfundoi sot rreth 60.000 qytetarë kanë bërë kontroll nëse janë në listë ose jo ose sërish për regjistrim  të ndryshimeve të caktuara të të dhënave personale.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë paditë penale për referendumin në vendvotimet  ku ka pasur dyshime se ka pasur mbushje të kutive Derkovski përkujtoi se ato i ka parashtruar partia VMRO-DPMNE dhe se prokuroria e KSHZ-së ka kërkuar  të dhëna dhe materiale adekuate, të cilat Komisioni ua ka dorëzuar. sa/

Back to top button
Close