Korrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Nxirret trupi i pajetë i djaloshit i cili dje u zhduk në ujërat e Vardarit

Nëpunësit e policisë e kanë gjetur dhe e kanë nxjerrë trupin e pajetë të gostivarasit njëzetvjeçar i cili dje pasdite u zhduk në ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Balindol të Gostivarit.

Gostivar, 23 mars 2019 (MIA) – Nëpunësit e policisë e kanë gjetur dhe e kanë nxjerrë trupin e pajetë të gostivarasit njëzetvjeçar i cili dje pasdite u zhduk në ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Balindol të Gostivarit.

Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, trupi i J.M. është vërejtur në mëngjesin e sotëm rreth orës 10 në lumin midis fshatrave Çegran dhe Forinë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kyrer prokurori publik dhe sipas njohurive fillestare të trupit nuk ka gjurmë të dhunës, Arsyet për vdekjen do të dihen pasi do të kryhet autopsi.

Kërkimi  ka dilluar dje, kur një qytetar ka denoncuar se ka vërejtur trup të një burri të cilin e ka barut uji në afësi të fshatit Turçan i Vogël. Ai ka tentuar ta nxjerrë, por nuk mundur. Në afërsi të fshatit Balondoll e ka humbur nga shikimi, pas çfarë është thirrur policia  dhe zjarrfikës të cilët kanë filluar me kërkimin. zgm/

Back to top button
Close