BotëBotë.Portal

Nxënës dhe motoristë me kërcimin haka u dhanë nderime të vdekurve në Krajstçërç

Nxënës nga shkolla të mesme të ndryshme dhe motoristë nga Krajstçërçi u dhanë nderime viktimave të sulmit terrorist me performimin e kërcimit haka.

Krajstçërç, 18 shkurt 2019 (MIA) – Nxënës nga shkolla të mesme të ndryshme dhe motoristë nga Krajstçërçi u dhanë nderime viktimave të sulmit terrorist me performimin e kërcimit haka.

Me vendosje të kurorave të luleve dhe një minutë heshtje, nxënësit e filluan ceremoninë e kërcimit maor në nder të viktimave në sulm, në të cilin në dy xhami u vranë 50 persona, transmeton “Gardian”.

Motoristët para fillimit të kërcimit iu falënderuan policisë së Zelandës së Re për aksionin e ndërmarrë pas masakrës së kryer.

Haka është pjesë e rëndësishme e traditës së Maorëve nga Zelanda e re. Realizohet në grup, me lëvizje energjike dhe trokitje për toke, të përcjellë me borohoritje. mb/

Back to top button
Close