0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKultura.SlajderKulturëKulturë.PortalMakedonija.SlajderVideo deklaratë

“Njëqind vjet Trebenishtë”, iniciativë e cila i hoqi dallimet dhe u fokusua në unifikimin

Iniciativë fisnike e cila i heq dallimet mënjanë që të fokusohet në diçka që bashkon në vend të ndarjeve, kështu kryeministri Zoran Zaev e ka vlerësuar ekspozitën ekskluzive "100 vjet Trebenishtë", fillimi i së cilës sonte është shënuar solemnisht në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 14 mars 2019 (MIA) – Iniciativë fisnike e cila i heq dallimet mënjanë që të fokusohet në diçka që bashkon në vend të ndarjeve, kështu kryeministri Zoran Zaev e ka vlerësuar ekspozitën ekskluzive “100 vjet Trebenishtë”, fillimi i së cilës sonte është shënuar solemnisht në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita do të zgjas deri në fund të gushtit, ndërsa i paraqet maskat e arta të shekullit të gjashtë p.e.s të zbuluar në nekropolin Trebenishtë në Ohër. Me këtë rast janë sjell edhe artefakte që i posedojnë muzetë e Serbisë dhe Bullgarisë.

Vizitorët do të mund të shohin mbi 400 artefakte të bronzit, argjendit, arit, qeramikës, qelibarit dhe qelqit, bashkë me maskat e studiuara të arit të cilat gjenden në muzetë e Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita është organizuar në nder të 100 vjetorit të zbulimit të nekropolit në vitin 1918.

“Sonte është hapja e ekspozitës për takim me historinë e vjetër 27 shekuj. Ekspozita ‘Njëqind vjet Trebenishtë’ është përrallë për gjurmët e shtrenjta të një kulture të pasur të zbuluar para njëqind vitesh në afërsi të Ohrit ose dikur Lihnidos”, ka thënë Zaev në hapjen solemne ku ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës Asaf Ademi, përfaqësues të lartë nga Bullgaria, Serbia, deputetë, personalitete të shquara të kulturës dhe jetës publike.

Drejtori i i Muzeut arkeologjik, Goran Sanev ka thënë se Trebenishta është e para, nëse jo i vetmi shembull i lokalitetit e cila kap tre shtete, e promovuar në botë përmes muzeve në tre vende dhe tani për herë të parë në botë do të prezantohet si tërësi.

Autorë të ekspozitës janë Pero Arxhanliev nga Shkupi, Vera Kërstiq nga Beogradi dhe Kërsto Çukalev nga Sofja. Ajo është e shoqëruar edhe me katalog prej 408 faqesh me tekste të 26 autorëve- punonjës muzeu të tre shteteve si dhe nga Çekia dhe Gjermania.

Nekropoli Trebenishtë, e cila gjendet në fshatin Gorencë në afërsi të Ohrit është zbuluar rastësisht në vitin 1918, gjatë gërmimit të llogoreve nga ana e ushtarëve bullgar. fab/

 

Back to top button
Close