Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Kërçovë së shpejti do të zgjidhet trajtimi i ujërave të zeza

Gjatë këtij viti pritet të fillojë procedura për kompletimin e dokumentacionit të plotë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Zajazit të Kërçovës, me ç'farë komuna e Kërçovës do të jetë njëra ndër komunat e para në vend që do ta zgjidhë tërësisht problemin me ujërat e zeza, paralajmëroi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

Kërçovë, 18 mars 2019 (MIA) – Gjatë këtij viti pritet të fillojë procedura për kompletimin e dokumentacionit të plotë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Zajazit të Kërçovës, me ç’farë komuna e Kërçovës do të jetë njëra ndër komunat e para në vend që do ta zgjidhë tërësisht problemin me ujërat e zeza, paralajmëroi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

Pas projektit të përfunduar me sukses të stacionit pastrues për trajtimin e ujërave të zeza me mjetet e programit IPARD të BE-së në vlerë prej nëntë milionë euro, me ç’rast u ndërtua njëri ndër stacionet më bashkëkohor të filtrimit në vendin tonë vendosën të na ndihmonin edhe me një projekt tjetër të madh siç është rrjeti i kanalizimit për rajonin e Zajazit, por edhe në vende të tjera ku  ende nuk ka rrjet të kanalizimit”, tha Dehari.

Shtoi se i gjithë sistemi që parashikohet të ndërtohet dom të kyçet në tashmë stacionin e ndërtuar të filtrimit dhe do të kushtojë 14 milionë euro.

“Ne si komunë tashmë jemi nga fundi me dokumentacionin e nevojshëm dhe me fillim të sezonit të ndërtimit pritet të fillojë të realizohet ky investim i madh infrastrukturor, që duhet të theksohet nuk varet shumë nga ne të vetë realizimit por nga përfaqësuesit e BE-së dhe Qeveria, e cila është bashkëfinancues i projektit përmes Ministrisë së Ekonomisë, por është shumë me rëndësi kjo që administrata komunale pjesën e saj të punës e ka kryer me sukses”, theksoi Dehari. rz/

Back to top button
Close