Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 mars 2019 (MIA)

22 mars 2019 (MIA)

– Sot është Dita Botërore e Ujit

1599. – Lindi piktori flaman Anton Van Dajk, përfaqësues i theksuar i shkollës flamane të pikturës, mbi të cilin ndikim të madh kishte Paul Rumens, në atelienë e të cilit punonte derisa ishte i ri.

1794. – Kongresi amerikan miratoi ligj me të cilin në anijet amerikane ndaloi të barten rob nga Afrika në Amerikë.

1832. – Vdiq poeti gjerman, autor i “Faustit”, Johan Uolvgang Von Gete. “Faustin” e filloi në vitin 1775, por pjesa e parë nuk u botua deri në vitin 1808 dhe e dyta u botua në vitin 1832.

1910. – Lindi shkrimtari anglez Nikollas Xhon Tarni Monsar, më i njohur me romanin “Deti mizor”. Veprat e tjera: “Mendo për nesër”, “Në shikim të parë”, “Tregimi për Ester Kostelo, “Fisi i cili e humbu prijësin”, “Smit dhe Xhons”.

1917. – SHBA, pas fitores së Rusisë në revolucionin e shkurtit, të parët e njohën qeverinë e përkohshme të Aleksandar Karenskit.

1919. – Vendoset linja e parë ajrore ndërkombëtare mes Parisit dhe Brukselit.

1923. – Në Salcburg, Austri, lindi Marsel Marso, pantomist botëror. Vdiq në Paris, më 22 shtator të vitit 2007.

1931 – Lindi Burton Richter, fizikan amerikan si dhe fitues i Çmimit Nobel.

1945. – Egjipti, Iraku, Jordania, Libani dhe Siria në Kajro e formuan Ligën Arabe.

1983. – Haim Hercog është zgjedhur për president të Izraelit.

1992. – Për herë të parë pas shembjes së regjimit komunist një parti tjetër (Partia Demokratike) fiton zgjedhjet elektorale në Shqipëri.

1996. – Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) është pranuar si anëtare në Asociacionin e akademive evropiane.

2004 – Vdiq Ahmed Jasin – udhëheqës i Palestinës.

2004. – Kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në Dublin e dorëzoi aplikacionin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

2007. – Filluan përleshje të armatosura në Kinshasa në Kongo, në të cilat pësuan qindra njerëz gjatë luftimeve shumëditore midis forcave të regjimit dhe ithtarët e kandidatit të mposhtur presidencial Zhan-Pjer Bembe, për shkak se forcat e tij refuzuan urdhër qeveritar për çarmatim.

2015 – Në moshën 87 vjeçare ndërroi jetë Petar Haxhi Boshkov, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

 

Back to top button
Close