KronikëKronikë.Portal

Në 19 aksidente trafiku gjatë fundjavës në Shkup 10 persona të lënduar

Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë aksidente trafiku prej gjithsej 19 që kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 10 aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Shkup, 18 mars 2019 (MIA) – Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në nëntë aksidente trafiku prej gjithsej 19 që kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 10 aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të MPB-së, policia ka përjashtuar nga komunikacioni 144 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 58 para se të pajisjen me patentë shoferi dhe gjashtë fillestarë.

Policia e trafikut ka përjashtuar shtatë automjete me probleme teknike dhe 42 automjete të paregjistruara.

Janë evidentuar edhe 163 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 153 automjete.

Janë dënuar edhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy shoferë për tejkalim jo të drejtë, 11 sepse nuk e kanë shfrytëzuar kaskë për mbrojtje nga ana e drejtueseve të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave, dhjetë sepse nuk kanë mbajtur rrip sigurimi gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 33 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik. sn/

Back to top button
Close