0_Sport,PortalFutboll

Nara: Ikardi është para kthimit në Inter

Vanda Nara ka deklaruar se së shpejti Mauro Ikardi do të rinisë trajnimet me bashkëlojtarët e vet pasi është arrit” armëpushim” me drejtorin ekzekutiv të "neroazurëve", Xhuzepe Marota.

Milano, 18 mars 2019 (MIA) – Vanda Nara ka deklaruar se së shpejti Mauro Ikardi do të rinisë trajnimet me bashkëlojtarët e vet pasi është arrit” armëpushim” me drejtorin ekzekutiv të “neroazurëve”, Xhuzepe Marota.

Problemi me sulmuesin argjentinas erdhi pas marrjes së shiririt të kapitenit, ndërsa që atëherë e deri tani Ikardi nuk ka regjistruar asnjë minutë për Interin, duke thënë se ka lëndime në gju.

Po duket se raportet mes klubit, Mauro Ikardi dhe Vanda Nara janë tejkaluar dhe Ikardi përsëri do të vesh fanellën e “zikaltërëve”. Mbrëmë Interi e mposhti Milanin në derbin italian, ndërsa Nara e cila është bashkëshorte e Ikardit e ka komentuar edhe takimin në studion e “Tiki Taka”.

“Isha e sigurt se Interi do ta fitojë derbin me Milanin. Bile kam vënë bast me miqtë. Në këto ndeshje nuk ka rëndësi se në çfarë forme je. Prisja garë të këtillë dhe rezultat të tillë”, ka komentuar bashkëshortja e Ikardit.

Ajo ka shtuar se do të ketë takim mes udhëheqësisë së Interit dhe sulmuesit.

“Kam biseduar me Marotan. Nuk ka kurrfarë problemi mes neve dhe së shpejti do të arrijmë ‘armëpushim’. Jemi kuptuar mes veti. Mauro ende po rehabilitohet. Nuk e kuptoj se çka është puna me gjunjin e tij. Nuk ka probleme me bashkëlojëtarët e tij dhe atë e pamë në intervistat. Nuk kam dëgjuar asnjëri të flet kundër Ikardit. Nuk e di se çka kanë biseduar Ikardi dhe Spaleti. Unë dhe Mauro jemi dy personalitete të ndryshme. Problemi është se të gjithë na lidhin”, ka nënvizuar agjenti i Ikardit. fab/

Таг
Back to top button
Close