Paralajmërime

MIA Paralajmërime- MKD (PLT)

20 mars 2019

20 mars 2019

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale. (salla “Boris Trajkovski”/12:00)

Shkup – Vizitë e Rishard Terlecki, zëvendëskryetar i Sejmit polak në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi i Republikës/ salla e Qeverisë/16:30)

Shkup- Forum me temë: “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne” ku paraqitje do të ketë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev. (h”Holidej In”, salla “Milenium 1″/10:00)

Shkup – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të marrë pjesë në promovimin e Konceptit të ri për Arsim Qytetar (h.”Aleksandër Pallas”/11:30)

Shkup – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini do ta hapin seancën konsultative të grupit sektorial të punës për zhvillim lokal dhe rajonal në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. (Salla solemne e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut/11:00) 

Shkup – Ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhovska do të flasin në ngjarjen promovuese me rastin e nënshkrimit të memorandumit të ri për bashkëpunim në sferën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare mes Bankës Popullore, Ministrisë së Financave, Komisionit për Letra me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Kapitalit Financiar të Sigurimit Pensional dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit. (hapësirat e Bankës Popullore/11:00) 

Shkup- Pres konferencë e zëdhënësve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha dhe drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Atanasov. (Media qendra e Qeverisë/10:30).

Shkup- Takim me gazetarë i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. (M6 Qendra edukative te Birraria/13:00) Dita e dytë e trajnimit për Ndihmë të shpejtë mjekësore dhe menaxhim të resurseve ku punonjësit shëndetësor, policia, armata dhe Brigada kundër zjarreve përmes shembullit praktik do të përballen me katastrofën masive. (M6 Qendra edukative/11:30).

Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski do të mbajnë konferencë për shtyp, qëllimi i të cilit është informimi më i madh për të drejtat dhe obligimet e udhëtarëve dhe agjencive para fillimit të sezonit të udhëtimit. (Ministria e Ekonomisë, salla e mbledhjeve në katin e parë/11:30)

Shkup – Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave do ta mbajë Seancën e gjashtë. (KSHPK/11:00)

Shkup – Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov do të japë deklaratë për mediat për realizimin e fushatës për vendosjen falas të mikroçipëve të kanarëve. (Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut/10:30)

Shkup – Projekti i USAID-it Partneritet për biznes rregullativë më të mirë, i zbatuar nga EPI QENDRA Internacional dhe katër partnerë kyç: Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve – MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në Tetovë në Universitetin e Evropës Juglindore do ta mbajë forumin e parë në temën: “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore në kohën moderne”. (h.”Holidej In”, salla “Milenium 1″/10:00)   

Shkup – Seria e DigiGirlz në të cilën do të ofrohet inspirim, edukim dhe mbështetje për secilën vajzë e cila ëndërron të bëhet pjesë e botës IT (hapësirat e FINKI/10:30, mediat të arrijnë në orën 10:15)

Shkup – Shënimi i 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromit Daun. (Kinoteka e Maqedonisë) 

-Hapja solemne dhe shënimi i ditës botërore  (17:00-17:20)

-Shfaqja e videos „Hey you listen”  të Stefanias  (17:20-17:30)

Film dokumentar i incizuar gjatë përgatitjes së spotit (17.30-18.00)

-Koktej (18.00-18.30)

Shkup – Konferencë për shtyp në të cilën do të ndahen shpërblimet për “Komunat dhe kryetarët e komunave më ekologjike në Maqedoni” për vitin 2018. (hapësirat e Odës Ekonomike, kati i 5-të, dhoma nr.  1/11:00)

Shkup – Promovim i librit “Retorikë – Aspekte historike dhe bashkëkohore” nga grupi i autorëve: Mirjana Polenak – Aqimovska, Vllado Buçkovski, Goce Naumovski, Dimitar Apasiev dhe Jovan Andonovski,  botim i “Ars Lamina – publikime”. (Salla solemne e Fakultetit Juridik “Justiniani i parë”/11:00)

____________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close