0_Sport,PortalFutboll

Mesi thyen rekordin e Çavit

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi vazhdon t'i thyejë rekordet në klubin katalonas.

Sevilje, 18 mras 2019 (MIA) – Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi vazhdon t’i thyejë rekordet në klubin katalonas.

Argjentinasi shënoi “het-trik” gjatë fitores me rezultat 4:1 ndaj Betisit, ndërkaq me lojën e tij meritoi duartrokitje të publikut në Sevilje.

Fitorja ishte me numër 477 në karrierën e Mesit me ekipin e Barcelonës. Kështu, ai e tejkaloi ish-futbollistin e ekipit, Çavi Ernandez, i cili ka 476 fitore.

Mesit iu nevojitën 674 ndeshje për të arritur rekordin, përderisa Çavi luajti 767 ndeshje.

Për argjentinasin kjo ishte edhe fitorja me numër 333 në Primera divizion, ndërkaq vetëm një sukses e ndan nga barazimi i arritjeve të rekordeve sipas këtij treguesi – Andoni Zubizareta (Barcelona) dhe Iker Kasiljas (Real Madrid), të cilët kanë nga 334 ndeshje të fituara. ab/

Таг
Back to top button
Close