EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mej ndjen keqardhje të thellë për shkak se duhet të kërkojë shtyerje të Brekzitit

Kryeministrja britanike, Tereza Mej deklaroi se ndjen keqardhje të thellë për vendimin se saj që të kërkojë nga BE-ja shtyrje të Brekzitit dhe njëkohësisht u bëri thirrje deputetëve, të cilët tashmë dy herë e hodhën poshtë planin e saj, kësaj radhe ta mbështesin.

Londër, 21 mars 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike, Tereza Mej deklaroi se ndjen keqardhje të thellë për vendimin se saj që të kërkojë nga BE-ja shtyrje të Brekzitit dhe njëkohësisht u bëri thirrje deputetëve, të cilët tashmë dy herë e hodhën poshtë planin e saj, kësaj radhe ta mbështesin.

“Kjo shtyrje është diçka për të cilën unë personalisht ndjej keqardhje të thellë”, tha ajo gjatë fjalimit në rezidencën e saj në Dauning strit.

Mej theksoi se sinqerisht shpreson që deputetët do të gjejnë mënyrë për ta mbështetur marrëveshjen për largim nga Unioni, gjë të cilën ajo e arriti me BE-në dhe që është reflektim i vullnetit të qytetarëve në referendum dhe, siç vlerësoi, është marrëveshja më e mirë e mundshme.

Ajo theksoi se do të vazhdojë të punojë çdo ditë për të siguruar mbështetje për atë marrëveshje.

“Unë, megjithatë, nuk jam e gatshme të kërkoj shtyrje të Brekzitit pas 30 qershorit”, potencoi kryeministrja britanike.

Mej të mërkurën kërkoi nga Bashkimi Evropian shtyrje të Brekzitit deri më 30 qershor.

Ajo në letrën drejtuar kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në të cilën kërkoi shtyrje, ceki se ka ndër mend, edhe për herë të tretë të tentojë të sigurojë marrëveshje që Brekziti të miratohet në Parlamentin britanik. ab/

Таг
Back to top button
Close