0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mej dhe Junker dakorduan ndryshime në marrëveshjen për Bregzitin

 Kryeministrja britanike Tereza Mej në bisedime me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, arriti të sigurojë ndryshime "obligative ligjore" në marrëveshjen e saj për Bregzitin, në tentimin e fundit për të marrë mbështetje nga deputetët britanikë të cilët u kërcënuan se sërish do ta hedhin poshtë marrëveshjen.

Strasburg, 12 mars 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej në bisedime me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, arriti të sigurojë ndryshime “obligative ligjore” në marrëveshjen e saj për Bregzitin, në tentimin e fundit për të marrë mbështetje nga deputetët britanikë të cilët u kërcënuan se sërish do ta hedhin poshtë marrëveshjen.

Marrëveshja ligjërisht e obliguar në të vërtetë është shtesë e marrëveshjes paraprakisht të arritur midis Mej dhe BE-së vitin e kaluar dhe parasheh mekanizëm shtesë me të cilin garantohet se kufiri midis Republikës irlandeze dhe Irlandës Veriore do të mbetet e hapur edhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kabineti i Teraza Mejkumtoi se është dakorduar instrument i përbashkët për sqarimin e marrëveshjes për Bregzitin.

Junker porositi se Britania duhet ta braktisë BE-në deri në zgjedhjet evropiane që do të mbahen nga 23 deri më 26 maj ose në të kundërtën do të duhet të zgjedhë deputetët të vet për Parlamentin Evropian.

“Tërheqja e Mbretërisë së Bashkuat duhet të përfundojë tërësisht para zgjedhjeve evropiane të cilat mbahen midis 23 dhe 26 maj të këtij viti. Nëse vendi nuk e braktis BE-në deri atëherë, ligjërisht prej saj do të kërkohet t’i mbajë këto zgjedhje”, ka thënë Junker.

Ai shtoi se tani Parlamenti britanik duhet të bëjë zgjedhje kyçe me atë që do ta miratojë ose do ta marrë marrëveshjen për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Përzgjedhja është e qartë: kjo është ajo marrëveshje ose Bregziti ndoshta aspak nuk do të ndodh”, ka shkruar Junker në Tuiter. fb/

Таг
Back to top button
Close