BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Mediat: Për shkak të problemeve me zemrën Rama hospitalizohet në Berlin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama me urgjencë është transferuar në një spital në Berlin për shkak të problemeve me zemrën, publikuan mediat shqiptare dhe kosovare.

Tiranë, 21 mars 2019 (MIA) – Kryeministri shqiptar, Edi Rama me urgjencë është transferuar në një spital në Berlin për shkak të problemeve me zemrën, publikuan mediat shqiptare dhe kosovare.

“Pas parainfarktit që Edi Rama e përjetoi në Tiranë, për çka edhe u hospitalizua më vonë udhëtoi drejt Berlinit me fluturim çarter. Se gjendja shëndetësore e Ramës nuk është e mirë u vërejt edhe në Berat kur ai nuk mundi t’i lidhte fjalitë”, thekson portali syri.net.

Sipas burimit të njëjtë, gjendja e tij është përkeqësuar disa orë më vonë kur ai me urgjencë është hospitalizuar në Tiranë.

“Nga e hëna ai është hospitalizuar në Berlin. Arsye për qëndrimin e tij për Gjermani është gjendja e tij shëndetësore dhe jo arsye të tjera”, thekson portali.

Lajmin e transmetojnë edhe media të tjera shqiptare por konfirmim zyrtar tani për tani nuk ka. shk/

 

Таг
Back to top button
Close