0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Mbi një milion denarë të ardhura kishin mbi 24 mijë qytetarë, mes tyre edhe një 15-vjeçar

Mbi 24 mijë qytetarë në vend brenda vitit fitojnë mbi një milion denarë, ndërsa numri i atyre të cilët realizuan të ardhura bruto prej 100 mijë deri një milion denarë është gjysmë milioni. Milioneri më i ri në vend është vetëm 15 vjeç, ndërsa me të ardhura mbi një milion denarë është edhe një 98-vjeçar. Një shkupjan është në listën me të ardhura më të larta vjetore, ndërkaq rroga më e lartë është paguar në sektorin e shëndetësisë.

Shkup, 26 mars 2019 (MIA) – Mbi 24 mijë qytetarë në vend brenda vitit fitojnë mbi një milion denarë, ndërsa numri i atyre të cilët realizuan të ardhura bruto prej 100 mijë deri një milion denarë është gjysmë milioni. Milioneri më i ri në vend është vetëm 15 vjeç, ndërsa me të ardhura mbi një milion denarë është edhe një 98-vjeçar. Një shkupjan është në listën me të ardhura më të larta vjetore, ndërkaq rroga më e lartë është paguar në sektorin e shëndetësisë.

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhura publike, Sanja Llukarevska në konferencë për shtyp sot informoi se për vitin 2017 gjithsejt 455.915 persona kanë parashtruar paraqitje tatimore vjetore në të cilën kanë paraqitur 192.150.172.035 denarë bruto të ardhura vjetore dhe 11.618.491.776 denarë tatim personal.

Mbi një milion denarë bruto të ardhura sipas paraqitjeve të parashtruara vjetore paraqitje kishin 24.524 persona.

Të ardhura më të larta të paraqitura në paraqitjen vjetore tatimore ka një shkupjan, në shumë prej 212 milionë denarë, që janë bruto të ardhurat vjetore më të larta në vend. I dyti në listë me 207.587.649 denarë është gjithashtu nga Shkupi. Në listën me të ardhura më të larta është edhe një qytetar nga Struga me 135.137.869 denarë të realizuara dhe nga Manastiri me 92.922.049 denarë të realizuara.

Në vitin 2017, sipas të dhënave të prezantuara sot në konferencë prë shtyp, bruto rroga më e lartë vjetore paraqet 167.687.011 denarë, e paguar në sektorin e shëndetësisë. Sipas lartësisë së rrogës pasojnë tregtia, prodhimtaria e prodhimeve dhe preparateve farmaceutike, programim kompjuterik, tregti me shumicë me prodhime të duhanit, prodhime të fabrikuara metalike, prodhimtari e furrave, praktikë mjekësore specialistike, menaxhment sportiv dhe ndërtim i objekteve banesore dhe jobanesore.

Fitimi më i madh i realizuar kapital paraqet 43.973.500 denarë e paraqitur nga ana e qytetarëve nga Prilepi, përderisa në bazë të dividendëve dhe të ardhurave të tjera nga pjesëmarrja në fitim ka paraqitur një qytetar nga Shkupi.

Nga shitja e prodhimeve vetanake bujqësore në vitin 2017 në shumë prej 5.726.269 ka paraqitur në qytetar nga Shkupi.

Pensionistë me të ardhura më të larta shtesë, krahas pensionit, kanë paraqitur një qytetar i Manastirit me gjithsejt bruto të ardhura prej 55.559.568 dhe një shkupjan me 53.174.184 denarë të paraqitura.

Vetëm nga pensioni, bruto të ardhura më të larta vjetore ka një shkupjan në shumë prej 5.728.934 denarëve.

Personi më i ri i cili ka fituar mbi një milion denarë të ardhura është një 15-vjeçar, i cili i ka realizuar mjetet nga shërbimet e internetit.

Me reformën që e vendosi Drejtoria për të ardhura publike prej këtij viti qytetarët nuk parashtrojnë paraqitje tatimore vjetore në Drejtorinë për të ardhura publike, por DAP-i do t’ua parashtrojë në mënyrë elektronike obliguesve tatimorë të cilët paraprakisht u regjistruan në sistemin elektronik.

Drejtoria për të ardhura publike do të fillojë t’i parashtrojë paraqitjet e paraplotësuara tatimore vjetore prej 1 prillit në profilet shfrytëzuese të obliguesve tatimorë. Në e-mail adresë shfrytëzuesi do të marrë njoftim se është dërguar paraqitja e paraplotësuar tatimore vjetore, të cilën duhet ta konfirmojë apo korrigjojë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, drejtoresha Llukarevska kumtoi se DAP-i po bën analiza në mënyrë që të kihet një pasqyrë e përgjithshme për punën e bashkësive fetare në vend.

Sqaroi se në bazë të ligjit, tani bashkësitë fetare nuk u nënshtrohen fiskalizimit dhe se për atë ka pasur nisma edhe paraprakisht, por se për atë duhet të merret qëndrim dhe të bëhen konsultime me Ministrinë e financave.

Llukarevska potencoi se do të mund të fiskalizohen nëse vendosen në një kornizë ligjore, ndërkaq në pajtim me rregullat e tanishme ligjore bashkësitë fetare tatimohen në disa baza, se parashtrojnë llogari përfundimtare dhe se paguajnë tatim të fitimit. ab/

 

 

 

Back to top button
Close