BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Mbështetje për programin për infrastrukturën hekurudhore nga komisioni kuvendor amë

- Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji sot dha mbështetje për Programin kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën  2019-2021, realizimi i së cilës do të kushtojë 16.667.761.134 denarë (271.904.750 euro). Qëllimi këtij programi është që të ruhet niveli i vazhdueshëm i sigurisë në komunikacionin hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave dhe të mundësohet komunikacion më i shpejtë dhe të eliminohen pengesat të cilat paraqiten gjatë lëvizjes së trenave.

Shkup, 15 mars 2019 (MIA) – Komisioni kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji sot dha mbështetje për Programin kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën  2019-2021, realizimi i së cilës do të kushtojë 16.667.761.134 denarë (271.904.750 euro). Qëllimi këtij programi është që të ruhet niveli i vazhdueshëm i sigurisë në komunikacionin hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave dhe të mundësohet komunikacion më i shpejtë dhe të eliminohen pengesat të cilat paraqiten gjatë lëvizjes së trenave.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski informoi se paratë për zbatimin e programit trevjetor planifikohet që të sigurohen nga huat (43,5 për qind), grante (44 për qind), Buxheti shtetëror (11,5 për qind) dhje pjesëmarrjes vetanake të NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura – Shkup (një për qind).

“Do të përgatitet dokumentacion teknik investues për remont dhe rekonstruktim të akseve të Korridorit 10 “d”, gjegjësisht hekurudhës Manastir-Kremenicë dhe përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së pjesës lindore të Korridorit 8 drejtë Bullgarisë, si dhe mirëmbajtjen rrjedhëse investuese të rrjetit hekurudhor”, tha Sugareski.

Ai shtoi se për hekurudhën drejtë Bullgarisë për të cilat afatet janë deri në vitin 2025, po punohet në aksin e parë, për të dytën janë siguruar financa dhe po bëhen përpjekje që shumë shpejtë të sigurohen financa për aksin e tretë. Do të kërkohen para edhe për hekurudhën Kërçovë Lin për të cilën është përfunduar dokumentacioni projektues.

Gjatë debatit anëtarët e Komisionit nga VMRO-DPMNE opozitare kërkuan, ndërsa Sugareski pranoi që t’iu lejohet kontroll në studimet e fizibilitetit për projektet rrjedhëse dhe të ardhshme që të informohen nga burimet për arsyeshmërinë ekonomike.

Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE potencoi se shteti gjatë vendimeve se a duhet të hyjë në punët e investimeve për ndërtimin e akseve duhet të udhëhiqet vetëm nga arsyeshmëria ekonomike dhe të mbajë llogari se shtetet të cilat lidhen i realizojnë planet investuese për këtë qëllim.

Investime, theksoi Cuklev, duhet të ketë edhe në pjesën e komunikacionit hekurudhor. “Për momentin janë në rregull vetëm tri lokomotiva elektrike, njëra me peshë prej 2.000 tonë, ndërsa njëra me peshë prej 1.200 tonë. Në hekurudhën e elektrifikuar të Korridorit 10 Kumanovë- Shkup shohim lokomotiva dizel nga vitet e 60-ta”, theksoi Cuklev.

Bashkë partiaku i tij Bllagoja Despotovski vlerëson se duhet të rritet siguria e komunikacionit hekurudhor veçanërisht  në Korridorin 10. Të punohet në mirëmbajtjen parandaluese, ndërsa për këtë qëllim të angazhohen ekspertë nga Gjermania dhe Zvicra të cilët do të kryenin kontroll të gjendjes dhe do të thoshin se çka është prioritare.

Ministri Sugareski sqaroi se për hekurudhën drejtë Bullgarisë ka afate të përcaktuara qartë me memorandumin e nënshkruar mes të dyja shteteve dhe se kanë komunikim të rregullt me ministrin e atjeshëm të këtij dikasteri. “Dokumentacionet projektuese bëhen në bazë të studimeve të fizibilitetetit të cilat tregojnë se projektet janë paguar”, tha Sugareski.

Ai përkujtoi se shteti me rreth 400 milionë denarë në vit e financon HM Transport që ka borxhe serioze prej mbi 80 milionë eurove. “Nga ky aspekt mendohen opsione të caktuara të cilat duhet të mendojnë opsione të caktuara që të jetë rentabile, e jo të funksionojë me subvencione shtesë nga shteti”, tha Sugareski, duke sqaruar edhe se për mirëmbajtjen dhe modernizimin e hekurudhave janë paraparë nëntë milionë euro.

Në seancën e Komisionit, ishte miratuar edhe Propozim ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, në lexim të dytë. Ishin pranuar dy amendamente me të cilat bëhet harmonizim terminologjik.  fc/

Back to top button
Close