Partitë politike

LSDM: Po përmirësohet edhe një padrejtësi shumëvjeçare, nga prilli, qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë paushall mujor

Po korrigjohet edhe një padrejtësi shumëvjeçare, nga prilli, qytetarët e shkyçur nga sistemi i  ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë paushall mujor.

Shkup, 27 mars 2019

Po korrigjohet edhe një padrejtësi shumëvjeçare, nga prilli, qytetarët e shkyçur nga sistemi i  ngrohjes qendrore nuk do të paguajnë paushall mujor.

Me vendimin e  Komisionit Rregullator për Energjetikë, tashmë nga një prilli qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore në Shkup më nuk do të paguajnë kontribut fiks për ngrohje siç ishte deri më tani.

Llogari paushall për qytetarët e shkyçur nga ngrohja qendrore shkojnë në histori.

Qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë energji ngrohëse përfundimisht do të jenë të liruar nga pagesa të paushallit i cili ishte vendosur si llogari mujore e rregullt nga viti 2011.

Me këtë zgjidhet problem shumëvjeçar i mijëra qytetarëve të cilët me vite të tëra ishin të nënshtruar në shpenzime për shërbime të cilat nuk i kanë shfrytëzuar, po përmirësohet një padrejtësi shumëvjeçare për mijëra familjeve në Shkup.

Sipas vlerësimeve 12.000 familje në Shkup të shkyçura nga ngrohja qendrore me vite paguan kontribut mujor pa dallim se nuk përdorën shërbim.

Po realizohet edhe një premtim nga Programi, po realizohet edhe një angazhim i Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja për uljen e shpenzimeve dhe sigurimin e më shumë parave te qytetarët.

LSDM-ja mbetet e dedikuar në masat të cilat sigurojnë rritje ekonomike, shpenzime të ulura dhe më shumë para në secilën familje, te secili qytetar.

Qendra për Komunikime me Publikun

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

Back to top button
Close