0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

LOE: Perde e hekurt midis kompanive vendase dhe investitorët e huaj në zonat ekonomike

Kompanitë vendase shumë më lehtë mund t'i shesin produktet e veta në Munih dhe Shtutgart, sesa në Bunarxhik. Në promilët farmaceutike mund të matet pjesëmarrja e tyre në qarkullimin e investitorëve të huaj në zonat e lira ekonomike. Sikur të ekzistojë perde e hekurt për hyrjen e firmave tona në investimet e huaja direkte të lokalizuara në dhe jashtë zonave, kumtoi sot Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).

Shkup, 15 mars 2019 (MIA) – Kompanitë vendase shumë më lehtë mund t’i shesin produktet e veta në Munih dhe Shtutgart, sesa në Bunarxhik. Në promilët farmaceutike mund të matet pjesëmarrja e tyre në qarkullimin e investitorëve të huaj në zonat e lira ekonomike. Sikur të ekzistojë perde e hekurt për hyrjen e firmave tona në investimet e huaja direkte të lokalizuara në dhe jashtë zonave, kumtoi sot Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).

Sipas Lidhjes, janë importuar një miliardë dollarë nga produkti i caktuar, ndërsa eksportohen 1,3 miliardë dollarë. Aq e vogël është vlera e shtuar e ekonomisë lokale, sa që është e parëndësishme.

LOE në pres konferencë i paraqiti të dhënat e analizës së fundit për vitin 2018 e cila tregon se nga kompanitë vendase të anketuara nuk kanë kurrfarë bashkëpunimi me investitorët e huaj, as nuk ndërmarrin masa për tejkalimin e kësaj gjendje. Vetëm katër për qind janë pjesë e zinxhirëve të firmave nga zonat e lira ekonomike, gjashtë për qind sigurojnë shërbim të llojit të caktuar, 13 për qind kanë njëfarë lloj bashkëpunimi, ndërsa 18 për qind kërkojnë mundësi bashkëpunimi. Gjithsej 18 për qind kërkojnë mundësi për bashkëpunim. Madje 58 për qind nga kompanitë e mëdha, përsëri vitin e kaluar nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi ose vetëm i kanë rishikuar mundësitë për bashkëpunim me kompanitë e zonave të lira. Përqindja e kompanive të cilët nuk bashkëpunojnë ose kërkojnë mundësi bashkëpunimi sillet ndërmjet 78-80 për qind.

Për shkak të këtyre shifrave, Lidhja e Odave Ekonomike paralajmëroi se do të kërkojë investitorët e huaj të jenë të obliguar me ligj, e jo vetëm të stimuluar si deri tani, varësisht prej lartësisë së subvencioneve që i përfitojnë këtu.

“Të gjitha këto defekte në lidhje me mosinteresimin e korporatave ndërkombëtare që të blejnë më shumë produkte maqedonase, përgjithësisht e lokalizojmë në një aspekt më të rëndësishëm: kur janë bërë marrëveshjet për subvencionimin e investimeve të huaja direkte nuk është mbajt llogari që të lidhet përqindja e subvencioneve me përqindjen e blerjes së produkteve lokale. Nëse ka ekzistuar mekanizëm i tillë, investitorët e huaj do të ishin më të motivuar dhe interesuar që të ndërtojnë rrjete furnizuese lokale dhe të furnizojnë mallra të tregut lokal”, theksoi Trajan Angeloski, anëtar i Këshillit drejtues të LOE.

“Kur nuk keni përgjigje adekuate për pyetjen se pse nuk i keni plotësuar obligimet e tyre, atëherë patjetër fajin t’ia hedhin dikujt tjetër. Përdorni arsye nga më të ndryshme, se për shembull, kompanitë maqedonase nuk posedojnë certifikatë. Nga ana tjetër, sa të jemi këmbëngulës për bashkëpunim kur nuk na përgjigjen në postën elektronike ose në përpjekjet për komunikim telefonik, as nuk pranojnë nëse shkojmë personalisht te ata. Nga ana tjetër, sa ne si firma kemi marrë kërkesa, shkresa, letra të caktuara ku ata do t’i tregojnë nevojat e tyre? Jo”, tha Angeloski.

Ai tregoi se sa vështirësi kanë firmat tona që të vijnë deri te kreditë për investim. Porositi që bankat të inkurajohen dhe t’i drejtojnë projeksionet e tyre zhvillimore së bashku me ata të biznes bashkësisë.

“Çdo investim është e lidhur me kapital të freskët. Fakti i njohur përgjithësisht është se qasja deri te mjetet kreditore është në nivel shumë të keq. Nëse dëshironi të blini makineri dhe pajisje, 95 për qind e bankave nuk do ua pranojnë makinën si kolateral, por do t’u kërkojnë banesë ose ndonjë pronë të patundshme atraktive si garanci. Nëse na nevojiten 10 makina, nuk mund të kemi 100 banesa”, theksoi Angeloski i cili nuk harroi të tregoj edhe për problemin me deficitin e kuadrit teknik, si dhe të cilësisë së dobët që del nga universitetet.

Duke i prezantuar raportin e anketës, drejtori ekzekutiv i LOE-së, Aeeksandar Zarkov tha se prej atyre katër për qind të kompanive që janë pjesë e zinxhirëve me vlerë të zonave, sektori ndërtues merr pjesë me gjashtë, sektorët tjerë me pesë, ndërsa sektori bujqësor me tre për qind.

“Të gjitha llojet e veprimtarive sigurojnë logjistikë në drejtim prej tre për qind më të ulëta në bujqësi deri te nëntë për qind në turizëm. Sektori i tekstilit është i ndryshëm përmes sigurimit të llojit tjetër të bashkëpunimit me lartësi prej 32 për qind. Përgjigjet e 77 për qind e kompanive të anketuara që janë sqaruar se nuk kanë bashkëpunim dhe shqyrtojnë mundësi për bashkëpunim, rangohen më lartë dhe dallohen prej sektorit në sektor, prej 87 për qind në bujqësi, 83 në ICT, 79 në kategorinë “veprimtari tjera nga të dhënat”, 76 në ndërtimtari, 76 në turizëm, deri në 63 për qind në tekstil. Gjithsej 58 për qind prej kompanive të mëdha vitin e kaluar nuk kanë pasur kurrfarë bashkëpunimi ose vetëm i kanë shikuar mundësitë për bashkëpunim me kompanitë e zonave të lira. Përqindja e kompanive që nuk bashkëpunojnë ose që kërkojnë mundësi për bashkëpunim lëviz midis 78-80 për qind. Kompanitë e mëdha kanë përqindje më të madhe në zinxhirin me vlerë të kompanive prej zonave të lira ekonomike me 10 për qind, përderisa kjo përqindje te kompanitë e vogla maksimalisht është pesë për qind. Kompanitë e mëdha gjithashtu marrin pjesë me përqindje më të madhe në mbështetjen e logjistikës së kompanive nga zonat me dhjetë për qind”, theksoi Zarkov. aa/fab

Back to top button
Close