BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Linja të rregullta ajrore të “Vizerit” nga Malme dhe Milano deri në Ohër

Në aeroportin e Ohrit "Shën Apostul Pali" sot ateroi aeroplani i parë i kompanisë "Vizer" i linjës së sapoformuar nga Ohri deri në Malme, i gjashti sipas madhësisë së qytetit në Skandinavi. Nesër në aeroportin e Ohrit do të realizohet edhe fluturimi i parë i kompanisë"Vizer" nga Milano, kështu që bregu i Ohrit si destinacion më atraktiv turistik drejtpërdrejtë do të lidhet me dy tregje të reja, për turistët potencial nga Suedia dhe Italia.

Ohër, 18 mars 2019 (MIA) – Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” sot ateroi aeroplani i parë i kompanisë “Vizer” i linjës së sapoformuar nga Ohri deri në Malme, i gjashti sipas madhësisë së qytetit në Skandinavi. Nesër në aeroportin e Ohrit do të realizohet edhe fluturimi i parë i kompanisë”Vizer” nga Milano, kështu që bregu i Ohrit si destinacion më atraktiv turistik drejtpërdrejtë do të lidhet me dy tregje të reja, për turistët potencial nga Suedia dhe Italia.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski i cili ishte në aeroport që t’i pres 114 udhëtarët e parë nga Malme, para mediave theksoi se vendosja e linjave të reja ajrore janë në drejtim të angazhimeve të institucioneve të shtetit për përparimin dhe zhvillimin e komunikacionit ajror në vend, rritjen e kapaciteteve të aeroportit të Ohrit dhe promovimin e rajonit të Ohrit-Strugës si destinacion atraktiv turistik.

“Aeroportin në Ohër e promovojmë si mundësi të hapur për kompanitë e aeroplanëve me kosto të ulët, që do të ofrojnë destinacione të reja për qytetarët. Linja Ohër-Malme është pjesë e marrëveshjes me ‘Vizer’, e nënshkruar në janar të këtij viti. Këtë muaj do të vendosen katër destinacione të reja edhe atë dy nga Ohri, për Malme dhe Milano, ndërsa prej nesër vendoset linja nga Shkupi deri në Baden-Baden, si dhe atë për Bremen. ‘Vizer’ paralajmëroi vendosjen e tetë linjave të reja. Pres që kështu vendosja e politikave do t’i arsyetojnë pritjet tona për numrin e rritur të turistëve, ndërsa njëkohësisht edhe destinacione të reja evropiane për qytetarët”, tha Sugareski.

Sipas të dhënave që i nxori, rezultatet e para tregojnë rritje të numrit të udhëtarëve në dy muajt e parë të këtij viti në dy aeroportet për 4,2 për qind ose 4,6 për qind për aeroportin e Ohrit, krahasuar me vitin e kaluar, që ishte rekord. Ministri Sugareski pret që ky lloj trendi rritës të vazhdojë në mënyrë shtesë me vendosjen e linjave të reja.

Siç theksoi Sugareski, për periudhën deri në vitin 2020 për mbështetje financiare për linjat ajrore të reja që do të mundësoj zhvillim të turizmit, janë paraparë 312 milionë denarë ose pesë milionë euro.

“Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes do të ndajë mbështetje financiare prej 40 mijë euro për çdo vendosje të re të destinacionit ajror. Për çdo destinacion të ri nga aeroporti i Ohrit është paraparë mbështetje financiare prej 13 euro për udhëtarë që nisen në vitin e parë të kontratës, 12 euro vitin e dytë, 11 në vitin e tretë” sqaroi Sugareski, duke theksuar se koncesionari i aeroportit TAV dhe “Vizer” mbeten partnerë serioz për bashkëpunim në  komunikacionin ajror dhe turizëm.

Nga menaxhmenti i TAV Maqedoni shprehën kënaqësi për zhvillimin e  vazhdueshëm të rrjetit të linjave ajrore të aeroportit “Shën. Apostul Pali” në Ohër.

“Kjo mundësi nuk është vetëm për shënimin e zgjerimit të rrjetit të linjave të aeroportit të Ohrit, njëjtë do të thotë edhe hapje të dy tregjeve të reja turistike, Suedi dhe Itali, për udhëtarët dhe turistët që vijnë për vizitë në Ohrin e mrekullueshëm. Njëkohësisht të dyja koneksionet do të jenë në dobi për tërë bashkësinë lokale përgjatë Liqenit të Ohrit dhe për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi”, deklaroi Nexhat Kurt, koordinator i aeroportit TAV Maqedoni.

Në pajtim me marrëveshjen, është paraparë që fluturimet e destinacioneve të reja gjatë kohës së sezonit turistike veror të realizohen dy herë në javë, dhe atë deri më 13 shtator fluturimet nga aeroporti i Ohrit deri në Malme të jenë të hënën dhe të premten, ndërsa prej 18 shtator të mërkurën dhe të dielën, përderisa fluturimet për Milano deri 30 mars të jenë të martën dhe të shtunën, ndërsa prej 1 prillit të hënën dhe të premten. Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me “Vizer”, kompania e aeroplanëve është e obliguar nga korriku të filloj me realizimin e fluturimeve të drejtpërdrejta për Ohër nga qytetet gjermane Memingen dhe Dortmund. aa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close