EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Lideri i EPP-së: Do të bisedojmë nëse do ta përjashtojmë Orbanin

Dymbëdhjetë parti nga Partia Popullore Evropiane (EPP) nga nëntë vende sot kanë kërkuar përjashtimin apo largimin e partisë hungareze Fides, deklaroi lideri i EPP-së Zhozef Doll.

Bruksel, 5 mars 2019 (MIA) – Dymbëdhjetë parti nga Partia Popullore Evropiane (EPP) nga nëntë vende sot kanë kërkuar përjashtimin apo largimin e partisë hungareze Fides, deklaroi lideri i EPP-së Zhozef Doll.

Ai për gazetën gjermane “Di Velt” deklaroi se ka marrë mjaft letra për ta lënë anëtarësinë e Fidesit dhe Viktor Orbanit në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të EPP-së që duhet të mbahet më 20 mars. Sipas tij, “ekziston kufi dhe Viktor Orban e ka tejkaluar vijën e kuqe”.

Orban tanimë disa vite është kritikuar për shkak të retorikës anti emigracionit. Në disa prej javëve të fundit ai i zemëroi disa persona në EPP me fushatën, ku i akuzoi liderët e Bashkimit Evropian për promovimin e emigracionit masiv.

Në shënjestër të tij janë gjetur kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe miliarderi amerikan Xhorxh Soros.

Dollit i kanë dërguar letër edhe 12 parti anëtare të EPP-së nga nëntë shtetet. Ato janë partitë e Qendrës Demokratike Humaniste (Belgjika), Demokristianë dhe Flamanë (Belgjikë), Partia e Koalicionit Kombëtar (Finlanda), Demokracia e Re (Greqi), Lidhja Atdheu- demokristianë lituanezë (Lituani), Partia Popullore Kristianosociale (Luksemburg), Hojre (Norvegji), Thirrja Demokristiane (Holandë), Partia Popullore (Portugali), Partia Socialdemokrate (Portugali), Demokristianë (Suedi) dhe Partia e Koalicionit të Moderuar (Suedi).

Bashkimi Demokristian i Gjermanisë, Bashkimi Sociokristian i Bavarisë dhe Parita Popullore e Austrisë nuk i dërguan letra Dollit edhe përskaj kritikave të liderëve të tyre ndaj Orbanit. aa/mp/

 

 

Таг
Back to top button
Close