0_Sport,PortalBasketboll

Lebron: Tashmë mendojmë për sezonin e ardhshëm

Ylli i Los Angjelos Lejkërs, Lebron Xhejms e komentoi humbjen nga Njujorku mbrëmë me rezultat 123:124.

Los Angjelos, 18 mars 2019 (MIA) – Ylli i Los Angjelos lejkërs, Lebron Xhejms e komentoi humbjen nga Njujorku mbrëmë me rezultat 123:124.

Në fund të ndeshjes Xhejms pati mundësi të sigurojë fitore për ekipin e tij, por tentimi i tij u bllokua nga Mario Hezonja.

“Nuk më pëlqeu fakti se humbën në fund. Si njeri i cili çdoherë synon të fitojë, nuk më pëlqeu, se nuk u paraqita mjaft mirë në momentin kyç. Nuk ka dallim të madh mes rezultateve tek Lejkërs dhe Njujorku. Që të dy ekipet humbën mundësinë të arrijnë në plej-of. Po, kemi disa fitore më shumë, por ne dhe ata jemi të fokusuar në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Xhejms. ab/

 

Таг
Back to top button
Close