BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Lagos: Deri tani janë konfirmuar nëntë të vdekur, 19 janë shpëtuar

Të paktën nëntë persona e humbën jetën sot gjatë rrëzimit të një ndërtese në Lagos, por shërbimet e ekspertëve paralajmërojnë se ky numër është larg atij përfundimtar dhe pritet bilanci i të vdekurve të rritet. Këto nëntë raste janë konfirmuar pasi trupat e tyre janë nxjerrë nga rrënojat.

Lagos, 13 mars 2019 (MIA) – Të paktën nëntë persona e humbën jetën sot gjatë rrëzimit të një ndërtese në Lagos, por shërbimet e ekspertëve paralajmërojnë se ky numër është larg atij përfundimtar dhe pritet bilanci i të vdekurve të rritet. Këto nëntë raste janë konfirmuar pasi trupat e tyre janë nxjerrë nga rrënojat.

Në aksionin e shpëtimit deri tani janë shpëtuar 19 persona, prej të cilëve katër fëmijë, të cilët menjëherë janë transferuar në spital. Aksionin e shpëtimit e realizon Agjencia për menaxhim me situata të jashtëzakonshme në Lagos, të cilat garojnë me kohën dhe ankohen për vështirësi, sepse nuk munden me pajisjet që kanë të hyjnë në ndërtesë. Një prej ekipit të shpëtimit deklaroi se nën rrënojat ka të paktën edhe 10 fëmijë dhe se ato janë të gjallë.

Sot në mëngjes në qytetin nigerian Lagos u rrëzua një ndërtesë trekatëshe, ku kati përdhes është shfrytëzuar si hapësirë afariste, në kati e dytë dhe të tretë ka pasur banesa, ndërsa në katin e tretë ka pasur edhe kopsht për fëmijë privat dhe shkollë fillore.

Tani për tani nuk dihet shkaqet për rrëzimin e ndërtesës. sn/

Таг
Back to top button
Close