BotëBotë.Portal

Kutitë e zeza nga aeroplani i “Etiopian Erlajns” janë dërguar në Paris

Kutitë e zeza nga aeroplani i kompanisë "Etiopian Erlajns", i cili u rrëzua kohë të shkurtë pas fluturimit nga Adis Adeba, janë dërguar në Paris, kumtoi aviokompania.

Adis Abeba, 14 mars 2019 (MIA) – Kutitë e zeza nga aeroplani i kompanisë “Etiopian Erlajns”, i cili u rrëzua kohë të shkurtë pas fluturimit nga Adis Adeba, janë dërguar në Paris, kumtoi aviokompania.

“Delegacioni etiopian, i udhëhequr nga përfaqësues të Byrosë për hetime të fatkeqësive (AIB) i dërgoi dy kutitë e zeza (xhiruesin e të dhënave për fluturimin – FDR dhe incizuesin e zërave në kabinën e pilotit PKR) në Paris, Francë, për hetime”, publikoi aviokompania në Tuiter.

Në fatkeqësinë që ka ndodhur të dielën jetën e kanë humbur 157 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Pas presioneve disaditore, incidenti shkaktoi që Boing-u ta ulë tërë flotën botërore të aeroplanëve 737 Maks. Aeroplan i tipit të njëjtë u rrëzua vitin e kaluar në Indonezi, me ç’rast jetën e kanë humbur 189 persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close