Partitë politike

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi e takoi ambasadorin Gjerman, Thomas Gerberih

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, Thomas Gerberich.

Shkup, 26 mars 2019 (MIA) 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, Thomas Gerberich.

Në këtë takim kryetari Gashi e informoi Ambasadorin për zhvillimet më të reja në partinë politike Alternativa, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjet ardhshme presidenciale, që do të duhej të jenë një test i demokracisë dhe pjekurisë të vendit, si dhe për procesin euro-integrues që e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve.

Me këtë rast Gashi e falënderoi Ambsadorin Gerberich për gjithë kontributin e Gjermanisë për demokratizimin e vendit dhe mbështetjen e ofruar ne agjendën euroatlantike, duke theksuar veçmas rëndësinë e ndihmës gjermane për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, nga tjetër, Ambasadori Gjerman e vuri në spikamë edhe rolin konstruktiv që kanë pasur deputetët e Alternativës në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Takimi përfundoi në mënyrë miqësore me dëshirë të dyanshme që diskutimet e këtilla të përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Zyra për Informim e Alternativa

_________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close