0_Sport,PortalFutboll

Kovaç iu përgjigj kritikave të Levandovskit

Trajneri i Bajern (Munih), Niko Kovaç mori qënmdrim lidhur me deklaratën e Robert Levandovskit pas humbjes me rezultat 1:3 nga Liverpulli në Ligën e kampionëve të mërkurën. Atëherë sulmuesi sqaroi se ishte i zhgënjyer nga taktika defanzive e mentorit.

Munih, 15 mars 2019 (MIA) – Trajneri i Bajern (Munih), Niko Kovaç mori qënmdrim lidhur me deklaratën e Robert Levandovskit pas humbjes me rezultat 1:3 nga Liverpulli në Ligën e kampionëve të mërkurën. Atëherë sulmuesi sqaroi se ishte i zhgënjyer nga taktika defanzive e mentorit.

“Kësaj ndeshjeje iu qasëm në mënyrë të njejtë siç bëmë kundër Volfsburgut (6:0) dhe Borusisë (Menhenglladbah) (5:1). Vetëm se kësaj radhe luftuam kundër një kundërshtari më të fuqishëm, i cili meritoi të fitojë. Ndeshja ishte e hapur gjatë 60 minutave. Por, ne thjeshtë u takuam me ekipin me mbrojtje më të fuqishme në Angli. E mbajtëm topin, por nuk arritën të bëjmë ndonjë gjë”, sqaroi Kovaç.

Kroati deklaroi se e kupton zhgënjimin e Levandovskit.

“Ai nuk më kritikoi mua. Kundërshtari bëri punë të shkëlqyeshme. Deshëm gjërat të ndodhin ndryshe, por ishte vështirë. Taktika me posedimin e topit çdoherë do të jetë e suksesshme. Shikojini kampionatet tjera – të gjitha ekipet kryesore kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, të cilët mund ta mbajnë topin. Por, skemat dhe taktikat e ndryshme nuk janë faktor vendimtar. Kryesori është qëndrimi. Shikoni çka bëri Juventusi të martën”, shtoi Kovaç.

Bavarezët u eliminuan pas humbjes, pasi që luajtën 0:0 në ndeshjen e parë në “Enfilld”. ab/

Таг
Back to top button
Close