EvropëEvropë.Portal

Korbin: Gjithçka sillet rreth interesave partiake, e jo rreth interesave shtetërore

Lideri i opozitës britanike, Paria laburiste, Xheremi Korbin, deklaroi se oferta e kryeministres britanike Tereza Mej për të dhënë dorëheqje në këmbim për mbështetjen e planit të saj për Bregzitin para Parlamentit, tregon se gjithçka sillet rreth interesave partake, e jo rreth atyre shtetërore.

Londër, 28 mars 2019 (MIA) – Lideri i opozitës britanike, Paria laburiste, Xheremi Korbin, deklaroi se oferta e kryeministres britanike Tereza Mej për të dhënë dorëheqje në këmbim për mbështetjen e planit të saj për Bregzitin para Parlamentit, tregon se gjithçka sillet rreth interesave partake, e jo rreth atyre shtetërore.

“Premtimet e Mej të cilat ua dha deputetëve konservatorë se do të tërhiqet nga funksioni nëse votojnë për marrëveshjen e saj, tregon njëherë e përgjithmonë se negociatat e saja kaotike për Bregzitin kanë të bëjnë me menaxhimin partiak, e jo me parimet dhe interesat shtetërore”, ka shkruar Korbin në Tuiter.

Mej paraprakisht mbrëmë theksoi se është e gatshme të japë dorëheqje, me qëllim që të mundësojë që propozimi i saj për zbatimin e Bregzitit të marrë mbështetje në Parlament.

“Është e nevojshme të arrijmë marrëveshje dhe ta zbatojmë Bregzitin”, ka theksuar kryeministrja britanike në fjalimin e saj para Parlamentit.

Në kumtesën nga kabineti i saj theksohet se “ajo ishte e gatshme ta braktisë pozitën e kryeministrit më herë se planifikimi, me qëllim të bëhet ajo që është e nevojshme për vendin dhe për partinë”. fb/

Таг
Back to top button
Close