EvropëEvropë.Portal

Knajsel e kritikon mungesën e gjeopolitikës së BE-së ndaj Kinës

 Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Knajseë sot e kritikoi mungesën e kuptimit strategjik dhe gjeopolitik të evropianëve ndaj Kinës.

Vjenë, 18 mars 2019 (MIA) – Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Karin Knajsel sot e kritikoi mungesën e kuptimit strategjik dhe gjeopolitik të evropianëve ndaj Kinës.

Para takimit të shefave të diplomacive të BE-së në Bruksel, Knajsel vlerësoi se Unioni do të duhej të përkushtohet në ndryshimet e mëdha gjeopolitike. Sipas saj, hapësira aziatike-paqësore merr kuptim, ndërsa Kina tani më një kohë të gjatë nuk është vetëm investitor, por edhe aktor gjeopolitik.

Sipas saj, BE-ka do të duhet të jetë më e mençur dhe më e shpejtë për të krijuar “kampionë evropianë”. Knajsel theksoi se bëhet fjalë për politikë të konkurrencës dhe mënyrë e veprimit të drejtë të Komisionit Evropian.

Ministrja austriake ka dhënë kritika për shkak të asaj që BE-ja nuk ka strategji të përbashkët për bashkëpunim me Kinën, duke shtuar se ekziston format “16 plus një[” për disa partneritete, që krijon aksione paralele. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close