EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Irlanda e Veriut: Dy persona humbën jetën në një stampedo gjatë kremtimit të Shën Patrikut

Dy persona humbën jetën, ndërsa disa persona janë lënduar nga stampedoja që ka ndodhur mbrëmë në diskotekën e hotelit "Grinvejll" në qytetin e Irlandës së Veriut, Kukstaun.

Dublin, 18 mars 2019 (MIA) – Dy persona humbën jetën, ndërsa disa persona janë lënduar nga stampedoja që ka ndodhur mbrëmë në diskotekën e hotelit “Grinvejll” në qytetin e Irlandës së Veriut, Kukstaun.

Disa dhjetëra të rinj ishin mbledhur për ta festuar Ditën e Shën Patrikut, kur nga shkaqe të panjohura filloi një stampedo, ikje në rrëmujë, ku dy persona e kanë humbur jetën.

Të lënduarit janë shtruar në spitalet lokale, ndërsa njëri prej tyre gjendet në gjendje kritike.

Ndihmës shefi i policisë të Irlandës së Veriut, Mark Hamilton deklaroi se arsyeja e incidentit nuk dihet, por ekzistojnë indikacione se ka pasur shembje të diskotekës. aa/mp/

Таг
Back to top button
Close