BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Guvernatori i Kalifornisë shpalli moratorium të dënimit me vdekje në vend

Guvernatori i shtetit federal të Kalifornisë, Gavin Njusom sot shpalli moratorium të dënimit me vdekje në këtë shtet, ku për momentin mbi 700 të burgosur presin ekzekutimin e dënimit me vdekje, kumtoi ABC.

Uashington, 13 mars 2019 (MIA) – Guvernatori i shtetit federal të Kalifornisë, Gavin Njusom sot shpalli moratorium të dënimit me vdekje në këtë shtet, ku për momentin mbi 700 të burgosur presin ekzekutimin e dënimit me vdekje, kumtoi ABC.

Guvernatori me këtë dekret fali 737 të burgosur të dënuar me ekzekutim dhe vendosi moratorium të përdorimit të dënimit me vdekje në shtet. Kalifornia ka më së shumti të dënuar me vdekje nga të gjitha shtetet federale të SHBA-së.

“Nuk besoj se një shoqëri e civilizuar mund të synojë drejt lidershipit botëror përderisa autoritetet vazhdojnë me paramendim dhe në mënyrë diskriminuese të ekzekutojnë njerëz”, deklaroi Njusom lidhur me vendimin e tij, duke shtuar se dënimi me vdekje është kundër vlerave themelore të Kalifornisë.

Edhe pse votuesit në këtë shtet federal në vitin 2016, gjatë kohës së guvernatorit Arnold Shvarceneger.

Njusom paralajmëroi zgjidhje të kësaj çështjeje pas ardhjes në pushtet duke iu referuar shpenzimeve të larta, pabarazisë racore dhe diskriminimit social.

Me dekretin mbyllet edhe oda për ekzekutim në Burgun shtetëror San Kuentin e cila deri më tani nuk është përdorur dhe hiqet protokolli i Kalifornisë për injeksionin vdekjeprurës.

Me vendimin e Njusomit për heqje të dënimit me vdekje presidenti Donald Tramp në kumtesë në Tuiter reagoi se kjo do të jetë goditje ndaj familjarëve dhe vrasësve. ab/

Таг
Back to top button
Close