BallkanEvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Greqia në rend dite të ministrave të financave të eurozonës

 Ministrat e financave  në eurozonë sot do të bisedojnë për progresin reformues  të Athinës në suaza të programit monitorues, të filluar në gusht të vitit 2018, pasi që vendi doli nga plani për shpëtim.

Bruksel, 11 mars 2019 (MIA) – Ministrat e financave  në eurozonë sot do të bisedojnë për progresin reformues  të Athinës në suaza të programit monitorues, të filluar në gusht të vitit 2018, pasi që vendi doli nga plani për shpëtim.

Ministrat, fillimisht në format të anëtareve të eurozonës do ta shqyrtojnë raportin e dytë për progresin reformues në suaza të monitorimit të përforcuar të Greqisë. Raporti, i publikuar muajin e kaluar, ka konstatuar progres të dukshëm lidhur me reformat strukturore, por kërkon përpjekje shtesë që të mundet të lirohet transha e re e ndihmës e cila është një miliard euro.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel të cilat i kanë briffuar gazetarët para takimit, janë të vogla shanset që të arrihet marrëveshje për lirimin e transhës së re sot, dhe se me siguri vendimi do të shtyhet për në prill, kur pritet që Greqia t’i përmbushë reformat e tjera.

Pas diskutimeve për Greqinë, në format të vendeve anëtare të eurozonës, ministrat e financave të BE17, gjegjësisht pa Britaninë e Madhe, do të takohen që të bisedojnë për kapacitetin buxhetor të eurozonës.

Njëzet e shtatë vendet anëtare kanë deri në qershor të prezantojnë propozim, pasi që takimi i fundit në shkurt  është mbajtur debat themelor në  këtë temë lidhur me të shpenzimet, burimet e financimit të instrumentit dhe të rregullimit ardhshëm. Pritet ministrat sot të fokusohen në diskutimin për “natyrën e shpenzimeve të këtij kapaciteti të ardhshëm buxhetor”, si për shembull cilin lloj të investimeve do ta mbështesin, në cilën masë, dhe nën cilat kushte do të mbështeten, si dhe formën e re – hua dhe subvencioneve. tm/

Back to top button
Close