Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Dibranët edhe më tej në majë sipas numrit të njësive të grumbulluara të gjakut

Organizata e Kryqit të Kuq të qytetit të Dibrës dhe dhuruesit e gjakut edhe sivjet 17 mars, Dita e dhurimit të gjakut në vendin tonë, e pritën me rezultatet të cilat janë për t'u respektuar. 

Dibër, 18 mars 2019 (MIA) – Organizata e Kryqit të Kuq të qytetit të Dibrës dhe dhuruesit e gjakut edhe sivjet 17 mars, Dita e dhurimit të gjakut në vendin tonë, e pritën me rezultatet të cilat janë për t’u respektuar.

“Banorët e komunës së Dibrës dhe Qendrës Zhupa edhe më tej janë në kulmin e më humanëve kur bëhet fjalë për shtrirje vullnetare të dorës dhe dhurim të gjakut që do të thotë jetë. Në periudhën e fundit janë mbledhur 189 njësi gjaku. Prej tyre 69 njësi gjaku janë mbledhur në aksion të jashtëzakonshëm, ndërsa 120 njësi gjatë nevojës për këtë, ose popullorçe e quajtur gjak familjar”, deklaroi për MIA-n, Isni Telqiu, sekretar i Organizatës komunave të Kryqit të Kuq të Dibrës.

Sipas tij, viteve të fundit rregullisht e tejkalon numrin prej 600 njësi gjaku.

“Vjet kemi mbledhur 634 njësi gjaku në nëntë aksione të dhurimit të gjakut. Ajo që më gëzon është fakti që rritet numri i atyre të cilët për herë të parë dhurojnë gjak dhe mes tyre shumica të rinj. Nga numri i përgjithshëm, për herë të parë gjak dhuruan 112 persona prej tyre 80 për qind janë të rinj”, thotë Telqiu.

Aksionet zbatohen me ekipe të Institutit për mjekësi të transfuzionit. Në bazë të marrëveshjes me këtë Institucion dhe duke e pasur parasysh gjendjen e mirë me rezervat e gjakut, sivjet janë paraparë më pak aksione se vjet, gjegjësisht shtatë të rregullta dhe një të jashtëzakonshëm, i cili tani më është zbatuar.

“Jo vetëm në aksione të organizuara, dibranët rregullisht paraqiten edhe kur ndokush ka nevojë për gjak. Për ta nuk është me rëndësi për kë japin gjak, por të shpëtojnë jetë”, thekson Tepqiu.

Duke ua uruar 17 marsin, Ditën e dhurimit të gjakut në vend, ai shpreh falënderim dhe respekt ndaj të gjithë dhuruesve të gjakut, individëve, kompanive, institucioneve që e kanë ndihmuar zhvillimin e dhurimit të gjakut në Dibër. vt/fb/

Back to top button
Close