0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Deskoska: Vazhdojnë të gjitha procedurat e nisura nga PPS – edhe në fazë të aktakuzës edhe në fazë hetimore dhe parahetimore

Dje e lëshuam në procedurë kuvendore Ligjin për Prokurori Publike, ligj i cili duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave të cilën nuk e kemi vërtetuar akoma, por e rëndësishme është se në nivel të koalicionit qeveritar arritëm të sigurojmë pëlqim për një tekst i cili i jep qëndrueshmëri të fortë PPS-së, e shndërron në organ të përhershëm, nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehtë, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në nënshkrimin e Memorandumit për përdorimin e sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjen e parave.

Shkup, 6 mars 2019 (MIA) – Dje e lëshuam në procedurë kuvendore Ligjin për Prokurori Publike, ligj i cili duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave të cilën nuk e kemi vërtetuar akoma, por e rëndësishme është se në nivel të koalicionit qeveritar arritëm të sigurojmë pëlqim për një tekst i cili i jep qëndrueshmëri të fortë PPS-së, e shndërron në organ të përhershëm, nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehtë, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në nënshkrimin e Memorandumit për përdorimin e sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjen e parave.

Sipas saj, në pajtim me ligjin e ri vazhdojnë të gjitha procedurat e filluara para PPS-së dhe të cilat janë në fazë të aktakuzës ose në fazë hetimore apo në fazë parahetimore me atë që dëshmitë të cilat janë grumbulluar në fazë të këtyre procedurave mbeten valide.

“Do të thotë do të shfrytëzohen. Përdorimi i materialeve për përgjim është kufizuar për ato aktakuza të cilat janë ngritur në 18 muajt e parë. Në konsultime me ekspertë të huaj dhe me PPS-në, erdhëm në përfundim se praktikisht në lëndët të cilat hapen pas 18 muaj realisht edhe nuk ka nevojë të domosdoshme për shfrytëzimin e materialeve audio si dëshmi, pasi ato janë shfrytëzuar si indikacion përmes së cilave më pas PPS ka ardhur në dëshmi të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurat gjyqësore. Për këto arsye nuk do të ketë prishje të cilësisë së udhëheqjes së procedurave gjyqësore nëse nuk përdoren në këto procedura këto audio materiale”, tha Deskoska.

Ajo sqaroi se ligji, që dje u dërgua në procedurë kuvendore, kaloi përmes konsultimeve të gjera.

“Do të jem e lumtur nëse ligji sillet në këtë formë që e dërguam. Janë bërë konsultime me PPS, me ekspertë të huaj dhe prokurori të tjera, me ç’rast është përcaktuar se nuk do të dështojë asnjë lëndë për shkak të dispozitave kalimtare të dhëna në ligj”, tha Deskoska.

Sipas saj, sipas ligjit të ri PPS do të jetë e obliguar për korrupsionin e funksionarëve të lartë me çka do të distancohet prej procedurave që do t’i udhëheqë PPTH për krim të organizuar.

“Ne e lamë një dispozitë ligjore në të cilën gjithçka që ishte siguruar në bazë të materialeve mbetet valide dhe kjo do të mund të përdoret. Procedurat do të vazhdojnë, nuk do të ndërpriten dhe nuk do të fillojnë nga fillimi”, decide Deskoska.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kanë pasur konsultime me PPS-në dhe nëse kanë marrë pjesë në grupin e punës për përgatitjen e ligjit, PPS, si edhe prokuroritë e tjera publike u konsultuan edhe formalisht dhe u vendosën në grupin e punës i cili e punoi tekstin.

“Grupi i punës u formua para se të hyjë unë në Ministrinë e Drejtësisë”, tha ministrja.

Përkujtoi se në fillim ka pasur dy versione të ligjit, një prej grupit të punës, ndërsa tjetri i përpunuar dhe kishte të bëjë vetëm me PPS-në.

“I bashkuam së bashku, grupi i punës i pa dispozitat, i dëgjuam të gjitha mendimet dhe të gjithë nuk mund të jenë të kënaqur. Në pjesën që i takon aktakuzave PPS nuk pati vërejtje. Gjithsesi se ka edhe dispozita të tjera të ndryshme në ligj të cilat kanë të bëjnë me punën materiale të të gjithë prokurorëve në status dhe kriteret për zgjedhje. Nuk mund t’i kënaqni të gjithë. Këtu janë ndërthurur interesat. Interesi i përgjithshëm, qëndrueshmëria e procedurave gjyqësore, këtu nuk kishim vërejtje, ndarja e kompetencave me prokurorinë për krim të organizuar. PPS të koncentrohet në korrupsionin e lartë prej bartësve të funksioneve. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close