EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Dejli telegraf: Brukseli është duke përgatitur dënime për Londrën për shkak të stërzgjatjes së Bregzitit

Brukseli është duke menduar për disa dënime për Britaninë e Madhe si kompensim për stërzgjatjen e Bregzitit, publikoi gazeta londineze "Dejli telegraf".

Londër, 11 mars 2019 (MIA) – Brukseli është duke menduar për disa dënime për Britaninë e Madhe si kompensim për stërzgjatjen e Bregzitit, publikoi gazeta londineze “Dejli telegraf”.

Gazeta thekson se anëtaret e BE-së kërkojnë kompensime juridike dhe financiare, të cilat do t’u shtohen “pagesave tashmë të planifikuara të shpenzimeve për shkurorëzimin” në shumë prej 39 miliardë funtash.

Një deputet i paemëruar evropian për “Dejli telegraf” ka thënë se anëtaret e BE-së gjithnjë e më negativisht e kuptojnë anulimin e mëtejmë të Bregzitit, për çka, nëse Londrës i jepen javë plotësuese për negociata, Unioni do të kërkojë kompensim financiar për vullnetin e mirë. Burimi ka thënë se Londra zyrtare duhet të paguaj nga 13,5 miliardë funta për çdo vit që do të anulohet dalja nga BE. Madje edhe nëse bëhet fjalë për vonesë tremujore, shuma do të jetë e shprehur në miliarda funta. shk/

Таг
Back to top button
Close