EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Brukseli në pritje para votimit kyç në parlamentin britanik për Marrëveshjen për Bregzitin

Në tetëmbëdhjetë ditë deri në afatin e fundit për braktisjen britanike të BE-së dhe një ditë para votimit të dytë krucial për Marrëveshjen për Bregzit në Parlamentin në Londër, Brukseli është në pritje të kushteve të pasigurisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.

Bruksel, 11 mars 2019 (MIA) – Në tetëmbëdhjetë ditë deri në afatin e fundit për braktisjen britanike të BE-së dhe një ditë para votimit të dytë krucial për Marrëveshjen për Bregzit në Parlamentin në Londër, Brukseli është në pritje të kushteve të pasigurisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.

Pasi njëherë deputetët britanikë e hodhën poshtë Marrëveshjen për Bregzitin, kryeministrja britanike Tereza Mej, nesër do të tentojë sërish të marrë shumicë në Parlamentin në Uestminster për kompromisin e arritur me Brukselin për braktisjen e BE-së, edhe pse, sipas ekspertëve, gjasat për miratimin e tij janë të vogla.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Londra, Mej dje ka pasur bisedë telefonike me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, por nuk është paraparë vizita e saj në selinë e BE-së para votimit në Londër.

Deputetët britanikë e hodhën poshtë kompromisin për Bregzit sepse mendojnë se ai nuk jep garanci të mjaftueshme se Britania e Madhe do të mund “të lirohet nga shtrëngimet e Brukselit” për shkak të të ashtu quajturit “bekstop”.

Bekstopi është masë mbrojtëse për “kufirin irlandez” përmes të cilit duhet të shmanget kthimi i kufirit të ngurtë të ishullit irlandez. Duke e pasur parasysh atë se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar nuk mund të negociojnë për partneritetin e ardhshëm tregtar derisa nuk miratohet marrëveshja për largimin britanik nga BE-ja, dy palët u dakorduan të vendosin “bekstop”, i cili mund të jetë aktiv nëse dy palët në të ardhmen nuk dakordohen për marrëdhënie tregtare. Qëllimi i këtij mekanizmi është që të mbrohet tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni doganor, pa me këtë rast të duhet të vendoset kufi fizik në dobi të ishullit, i cili do të ndahen në Republikën Irlandeze, anëtare e BE-së dhe Irlanda Veriore pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Britanikët, megjithatë, druajnë se bëhet fjalë për një kurth përmes të cilit de fakto Britania e Madhe do të mbetet anëtare e BE-së dhe nuk do të mund të negociojë vetvetiu për arritjen e marrëveshjesve tregtare me vendet e treta.

Shefi i ekipit negociues evropian për Bregzit, Mishell Barnie të premten, në një stil të pazakontë, në Tuiter ndu një pjesë të “lëshimeve” të cilat BE-ja është e gatshme t’i bëjë ndaj Londrës.

Ai, mes tjerash, theksoi se “BE-ja angazhohet t’i japë mundësi Mbretërisë së Bashkuar unilaterale për ta braktisur unionin doganor, përderisa elementet tjera nga bekstopi janë të ruajtura. “Mbretëria e Bashkuar nuk do të mbetet e bllokuar në unionin doganor kundër vullnetit të vet”, ka shkruar Barnie.

Mej me javë të tëra kërkon nga krerët evropianë t’i japin garanci shtesë britanikëve që të mund të votohet Marrëveshja për Bregzitin. Sipas diplomave, pyetja është nëse ky mesazh i fundit i Barnie do të jetë i mjaftueshëm sepse sipas reagimeve të para në Londër duket se nuk ka.

Në prag të votimit të nesërm në tryezë janë shumë opsione. Nëse miratohet Marrëveshja për Bregzitin, Britania e Madhe do ta braktisë BE-në më 29 mars, siç është planifikuar sipas kushteve të dakorduara. Nëse deputetët votojnë kundër, atëherë të mërkurën do të mbahet votim për atë nëse Britania e Madhe duhet ta braktisë Unionin pa marrëveshje për Bregzitin. Nëse të mërkurën deputetët hedhin poshtë Bregzit pa marrëveshje, pritet që të enjten ata të votojnë për shtyrjen e Bregzitit. tm/fb/

Таг
Back to top button
Close