0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Bëhen të ditur pjesëmarrësit në çerekfinalen e Ligës së Evropës

Pas dueleve të mbrëmshme, u bënë të qarta emrat e ekipeve, që u renditën në çerekfinalen e Ligës së Evropës. Ato janë ekipet e Çellsit, Napolit, Valensias, Arsenalit, Ajntraht Frankfurt, Viljareal, Sllavia Praga dhe Benfika.

Londër, 15 mars 2019 (MIA) – Pas dueleve të mbrëmshme, u bënë të qarta emrat e ekipeve, që u renditën në çerekfinalen e Ligës së Evropës. Ato janë ekipet e Çellsit, Napolit, Valensias, Arsenalit, Ajntraht Frankfurt, Viljareal, Sllavia Praga dhe Benfika.

Çellsi e deklasoi Dinamo Kiev me 5:0 si mysafir pas “het-trikut” të Olivie Zhuru dhe me rezultat të përgjithshëm prej dy takimeve 8:0 e eliminoi me lehtësi të papritur klubin ukrainas.

Napoli humbi si mysafir në Red Bullm në Salcburg me 1:3, por vazhdon përpara, pasi i fitoi austriakët me 3:0 në Napoli.

Valensia u shpëtua me gol të Gonzalo Gedesh në kohën shtesë të lojës kthyese me Krasnodar, i cili përfundoi me rezultat 1:1. Në takimin e parë “lakuriqët” u mundën me 2:1 kundër ekipit rus, i cili ishte në prag të çerekfinales pas goditjes së Magomed-Shapi Sulejmanov në minutën e 85-të. Megjithatë, në minutën e 93-të, Gedesh i shokoi nikoqirët dhe e renditin ekipin spanjoll për fazën e ardhshme.

Në Londër, Arsenali fitoi me 3:0 kundër Ren dhe u revanshua për humbjen me 1:3 në tokën franceze. Dy gola për Arsenalin shënoi Pjer Emerik Obamejang, ndërsa një goditje realizoi Ejnsli Mejtland-Najls.

Vilareal e fitoi me 2:1 në shtëpi Zenitin dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 e eliminoi ekipin e Shën Peterburgut, ndërsa Anjntraht Frankfurt e mënjanoi gjigantin italian Interin pas fitores me 1:0 në lojën kthyese në Milano.

Ndeshja e parë përfundoi 0:0, ndërsa Luka Joviq ishte golashënuesi i vetëm në lojën kthyese pasi që realizoi në minutën e 5-të.

Dy ndeshje u deshtë të përfundojnë pas kohës shtesë. Benfika e fitoi me 1:0 Dinamo Zagrebin në kohën e rregullt (gol i Zhonas), ndërsa në vazhdim “shqiponjat” nga Lisbona realizuan edhe dy gola (vepër e Fero dhe Aleks Grimaldos) dhe i eliminuan kroatët me rezultat të përgjithshëm nga dy takimet 3:1.

Më dramatike ishte në kryeqendrën çeke, ku Sllavia Praga arriti ta largojë nga turniri njërin nga favoritët më të mëdhenj për trofeun – Sevilja.

Në kohën e rregullt, dy ekipet përfunduan me 2:2 dhe e përsëritën rezultatin nga ndeshja e parë. Në vazhdime, spanjollët shënuan të parët gol dhe u dukën se janë me një këmbë në çerekfinale, por çekët nuk u dorëzuan. Ata arritën deri 3:3 që në përfundim të vazhdimit të parë, ndërsa në sekondat e fundit  të vazhdimit të dytë, Ibrahim Traore ishte preciz për 4:3 dhe senzasioni ishte fakt.

Liga Evropa, 1/8- e finales, revanshe-duele:

Nga 18:55:

Dinamo Kiev – Çellsi 0: 5 (në ndeshjen e parë 0: 3)
0:1 Zhiru (5)
0:2 Zhiru  (32)
0:3 Alonso (45 + 1)
0:4 Zhiru  (59)
0:5 Hadson-Odoj (78)

RB Salcburg – Napoli 3-1 (në ndeshjen e parë 0-3)
0:1 Milik (14)
1:1 Dabur (25)
2:1 Gulbrandsen (65)
3:1 Laitgen (90 + 2)

Krasnodar – Valensia 1: 1 (në ndeshjen e parë 1:2)
1:0 Sulejmanov (85)
1:1 Gedesh (90 + 3)

Nga ora 21:00:

Inter – Ajntraht Frankfurt 0:1 (në ndeshjen e parë 0:0)
0:1 Joviq (5)

Benfika – Dinamo Zagreb 3:0 pas vazhdimeve (në ndeshjen e parë 0:1)
1:0 Zhonas (71)
2:0 Fero (94)
3:0 Grimaldo (105)

Sllavia (Pragë) – Sevilja 4:3 pas kohës shtesë (në ndeshjen e parë 2:2)
1:0 Ngadu Ngaxhui (15)
1:1 Ben Jeder (44 penallti)
2:1 Suçek (47-penallti)
2: Munir (54)
2:3 Vaskez (98)
3:3 Van Buren (102)
4: 3 Traore (119)

Arsenal – Ren 3 0 (në ndeshjen e parë 1:3)
1:0 Obamejang (5)
2:0 Mejtland-Najls (15)
3:0 Obamejang (72)

Viljareal – Zenit 2:1 (në ndeshjen e parë 3:1)
1:0 Moreno (29)
2:0 Baka (47)
2:1 Ivanoviq (90 + 1). mb/

 

Таг
Back to top button
Close