BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bashkëpunëtorët e Guaidos e morën kontrollin ndaj tre objekteve të Venezuelës në SHBA

Bashkëpunëtorët e liderit opozitar venezuelas Huan Guaido e ndërmorën kontrollin ndaj tre objekteve diplomatike në SHBA, deklaroi përfaqësuesi i Guaidos Karlos Vekio.

Uashington, 19 mars 2019 (MIA) – Bashkëpunëtorët e liderit opozitar venezuelas Huan Guaido e ndërmorën kontrollin ndaj tre objekteve diplomatike në SHBA, deklaroi përfaqësuesi i Guaidos Karlos Vekio.

Sipas tij, opozita ka arritur ta ndërmarrë kontrollin ndaj dy ndërtesave të cilat i përkasin Ministrisë venezuelase të Mbrojtjes në Uashington dhe ndaj ndërtesës konsullore në Nju-Jork.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të merret kontrolli edhe ndaj ambasadës venezuelase në Uashington, theksoi Vekio.

Javën e kaluar SHBA-ja e ka tërhequr tërë personelin diplomatik nga Venezuela.

Guaido u shpall president i përkohshëm i Venezuelës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai njihet nga SHBA-ja dhe vende të tjera, ndërsa Kina dhe Rusia e njohin Maduron, i cili u rizgjodh shef shteti në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit 2018. Opozita e akuzon Maduron se nuk ka fituar në mënyrë legjitime. sn/ 

Таг
Back to top button
Close