EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Barnie: Propozuam gjithçka që mundëm për Bregzitin, në veprim është Londra

Shefi i ekipit negociator evropian për Bregzitin sot nga Brukseli ka porositur se negociatat për daljen britanike nga BE-ja tani po zhvillohen midis Parlamentit dhe Qeverisë në Londër, dhe se Unioni tashmë ka propozuar gjithçka që ka mundur, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 11 mars 2019 (MIA) – Shefi i ekipit negociator evropian për Bregzitin sot nga Brukseli ka porositur se negociatat për daljen britanike nga BE-ja tani po zhvillohen midis Parlamentit dhe Qeverisë në Londër, dhe se Unioni tashmë ka propozuar gjithçka që ka mundur, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Kemi dhënë propozime konstruktive në të cilat u kujtova të premten, biseduam gjithë fundjavën dhe prej tani negociatat po zhvillohen midis Qeverisë dhe Parlamentit në Londër”, deklaroi Barnie.

Të premten, Barnie në Tuiter i prezantoi propozimet e fundit evropiane për tejkalimin e qorrsokakut në bisedimet midis Brukselit dhe Londrës. Mes tjerash, ai porositi, se propozimet parashikojnë që Britania e Madhe të mundet në mënyrë të njëanshme ta braktisë Unionin Doganor Evropian  dhe se BE-ja është e gatshme të japë garanci detyruese ligjore, por se masat mbrojtëse  të parapara për kufirin irlandez duhet të ruhen.

Është paraparë që Parlamenti britanik nesër të votojë për Marrëveshjen  për Breghzitin, i cili njëherë e hodhi poshtë, por, sipas  “Zajms”-it londinez, është e mundur që kryeministrja britanike Tereza Mej të propozojë shtyrje të votimit të nesërm. tm/

Таг
Back to top button
Close