EvropëEvropë.Portal

Barnie: BE-ja nuk do ta detyrojë Britaninë të jetë pjesë e unionit doganor

 Shefi i ekipit negociues evropian, Mishel Barnie, pas takimit me 27 ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për Bregzitin, i sqaroi garancitë që ua jep Unioni britanikëve për braktisjen e tyre.

Bruksel, 8 mars 2019 (MIA) – Shefi i ekipit negociues evropian, Mishel Barnie, pas takimit me 27 ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për Bregzitin, i sqaroi garancitë që ua jep Unioni britanikëve për braktisjen e tyre.

Parlamenti britanik duhet sërish të votojë të martën për marrëveshjen për Bregzitin, pasi deputetët e hodhën poshtë para disa javësh dhe derisa ora po kalon deri më 29 mars, afati i fundit për braktisjen e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse nuk arrihet marrëveshja, britanikët do të mund ta braktisin pa marrëveshje për Bregitin, që mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike dhe tregtare.

Kryeministrja britanike, Tereza Mej nga ana e saj, paralajmëroi se nëse deputetët nuk e votojnë marrëveshjen, Britania mund edhe gjatë të qëndrojë në BE.

Negociuesi i përgjithshëm evropian, megjithatë, pas takimeve me ambasadorët e vendeve anëtare dhe me Parlamentin Evropian, ka shkruan në Tuiter se paneli i arbitrazhit “tani më i jep të drejtë Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë proporcionale t’i suspendojë obligimet në kuadër të bekstopit nëse BE-ja i shkel obligimet e saja”.

Bekstopi është guri kryesor i pengesës midis dy palëve. Bëhet fjalë për mekanizëm mbrojtës në të cilin BE-ja insiston për ta mbrojtur tregun e vet dhe unionin doganor, por britanikët druajnë se kjo de fakto do të thotë se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet pjesë e BE-së. Në këtë kontekst, Londra ka kërkuar garanci shtesë nga Bregziti.

“BE-ja është e gatshme t’u japë fuqi ligjore të gjitha angazhimeve nga letra e janarit e Tuskit dhe Junkerit përmes deklaratës së përbashkët interaktive”, ka shkruar Barnie në tuiter.

Ai u angazhua në emër të BE-së se Mbretëria e Bashkuar do të ketë opsion për ta braktisur unionin doganor në mënyrë unilaterale, por se elementet tjera nga bektopi duhet të ruhen që të shmanget kufiri i fortë i ishullit irlandez.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të detyrohet që të jetë pjesë e unionit doganor kundër vullnetit të vet”, ka shkruar Barnie. tm/fb/

Таг
Back to top button
Close