0_Magazinë.PortalEvropëEvropë.PortalUdhëtime

Banorët e Vjenës, përveç shtëpive të tyre me qira japin edhe automjetet

Sa vjen e më shpesh banorët e Vjenës i japin me qira jo vetëm shtëpitë e tyre për një periudhë të shkurtër, por edhe automjetet personale. 

Vjenë, 14 mars 2019 (MIA) –  Sa vjen e më shpesh banorët e Vjenës i japin me qira jo vetëm shtëpitë e tyre për një periudhë të shkurtër, por edhe automjetet personale.

Sipas të dhënave më të reja, vetëm një prej platformave të internetit në Vjenë për dhënie me qira të automjeteve personale, vitin e kaluar ka regjistruar 30.000 përdorues.

Kjo është dyfish më shumë se vitin e kaluar.

Përdoret i njëjti parim si edhe tek platformat që japin me qira banesat. Statistika tregon se numri i personave që dëshirojnë që të “fitojnë” nga automjeti i tyre po rritet me shpejtësi. Kjo sqarohet edhe me shpenzimet sa vjen dhe më të mëdha për mirëmbajtjen e automjeteve. Sipas një prej firmave për dhënien me qira të automjeteve private, vetëm për një vit kërkesa e klientëve është rritur për 50 për qind.

Таг
Back to top button
Close