BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Autoritetet në Venezuelë konfirmojnë se është rivendosur furnizimi me energji elektrike në shtet

Furnizimi me energji është vendosur 100 për qind në të gjithë Venezuelën, publikoi qeveria, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është rivendosur 80 për qind. 

Karakas, 14 mars 2019 (MIA) – Furnizimi me energji është vendosur 100 për qind në të gjithë Venezuelën, publikoi qeveria, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është rivendosur 80 për qind.

“Vetëm qytetet Baruta dhe Hatilo, në afërsi të kryeqytetit Karaks, ende ballafaqohen me ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike  për shkak të zjarrit në trafostacion”, deklaroi ministri i Informacioneve, Horhe Rodrigez.

Ndërprerja me energji elektrike ka paralizuar një pjesë të madhe të vendit nga e enjtja, me  furnizim të reduktuar të ujit, ushqimit dhe derivateve, si dhe raporte për grabitje dhe njerëz të cilët vdesin nëpër spitale. Opozita e akuzoi pushtetin, ndërsa presidenti Nikolas Maduro e akuzoi SHBA-në dhe opozitën për sulme kibernetike ndaj rrjetit energjetik  në vend.

“Ata tentuan që të  shkatërrojnë atdheun me krime brutale”, tha Rodrigez.

“Me ndërprerje të energjisë elektrike, ata dëshirojnë që të shkaktojnë gjenocid”.

Prokurori publik Tarek Uiliam Saab  paraprakisht  publikoi se lideri i opozitës dhe  presidenti i vetëshpallur  i përkohshëm Huan Guaido do të  hetohen për përzierje në shkaktimin e ndërprerjes së energjisë elektrike,. Tani për tani shkollat dhe fakultetet ende nuk  do të punojnë.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close