Lajme nga komunatShkup

Autobusët e linjave 8, 15A dhe 18 pasnesër me regjim të ndryshuar në komunikacion

Për shkak të mbajtjes së Garave për femra, autobusët e linjave 8, 15A dhe 18 pasnesër do të kenë regjim të ndryshuar në komunikacion.

Shkup, 29 mars 2019 (MIA) – Për shkak të mbajtjes së Garës për femra, autobusët e linjave 8, 15A dhe 18 pasnesër do të kenë regjim të ndryshuar në komunikacion.

Nga NQP “Shkup” informojnë se i mbyllur për komunikacion do të jetë bulevardi “Ilinden”, nga udhëkryqi me bulevardin “Klimenti i Ohrit” deri te udhëkryqi i bulevardit “8 Shtatori” (te MI-DA), dhe bulevardi “8 Shtatori”, në seksionin e kryqëzimit me bulevardin “Arradhët Partizane” deri te kryqëzimi me bulevardin “Ilinden”.

Autobusët në linjat e potencuara do t’i shfrytëzojnë rrugët përreth. aa/mp/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close