0_Sport,PortalTenis

Andresku me sukses historik në Indian Uells

Tetëmbëdhjetëvjeçarja Bjanka Andresku arriti sukses historik, pasi e fitoi titullin në turnirin e fuqishëm në Indian Uells. Në finale ajo u ballafaqua me ish numrin një në botë Anzhelik Kerber, duke e fituar me 6:4, 3:6: 6:4. Dueli u shndërrua në betejë të vërtetë të cilin pas 2 orë e 18 minuta e fitoi kanadezja e re.

Indianapolis, 18 mars 2019 (MIA) – Tetëmbëdhjetëvjeçarja Bjanka Andresku arriti sukses historik, pasi e fitoi titullin në turnirin e fuqishëm në Indian Uells. Në finale ajo u ballafaqua me ish numrin një në botë Anzhelik Kerber, duke e fituar me 6:4, 3:6: 6:4. Dueli u shndërrua në betejë të vërtetë të cilin pas 2 orë e 18 minuta e fitoi kanadezja e re.

Ajo është kampionia më e re e këtij turniri nga Serena Ulliiams e këtej (viti 1999) dhe e katërta më ere nga mosha në histori pas Ulliamsit, Martina Hingis dhe Monika Seleshit.

Fitoret në Kaliforni po bëhen arsye për kërcim të madh në listën botërore të tenisit. Ajo prej sot do të avancohet për 36 vende dhe do të jetë në vendin e 24 në botë.

Andresku është sensacion për fillimin e vitit. Ajo ka 28 fitore dhe vetëm 3 humbje, që është statistika më e mirë në tenisin për femra.  sn/

Таг
Back to top button
Close