0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Ambasada e SHBA-së: Liderët politik të shmangin deklarata nxitëse

Deklaratat nxitëse të liderëve politik shkaktojnë frikë dhe ndarje, veçmas kur për qëllime politike jokorrekte përdoren ngjarje historike siç është procesi i Nurembergut. Gjuha e tillë është e rrezikshme dhe nuk kontribuon në dialog produktiv lidhur me përparimin e vendit. Me rëndësi është liderët këtu të angazhohen në dialog më të civilizuar që do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur sot Ambasada e SHBA-së në profilin e saj në Fejsbuk.

Shkup, 14 mars 2019 (MIA) – Deklaratat nxitëse të liderëve politik shkaktojnë frikë dhe ndarje, veçmas kur për qëllime politike jokorrekte përdoren ngjarje historike siç është procesi i Nurembergut. Gjuha e tillë është e rrezikshme dhe nuk kontribuon në dialog produktiv lidhur me përparimin e vendit. Me rëndësi është liderët këtu të angazhohen në dialog më të civilizuar që do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur sot Ambasada e SHBA-së në profilin e saj në Fejsbuk.

Ky reagim i Ambasadës pason pas deklaratës së djeshme të liderit të opozitës nga radhët e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili dje në intervistë televizive e krahasoi gjykimin e të akuzuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017 me procesin e Nurembergut, ose me gjykimin e nazistëve pas Luftës së dytë botërore. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close