KronikëKronikë.Portal

14 aksidente gjatë fundjavës në Shkup, janë përjashtuar 42 automjete të paregjistruara, karrotreci ka larguar 167 automjete

Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë aksidente nga gjithsej 14 që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Shkup, 4 mars 2019 (MIA) – Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë aksidente nga gjithsej 14 që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të MPB-së, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 146 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 57 të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 51 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe 18 fillestarë.

Janë përjashtuar edhe pesë vetura në gjendje të parregullt teknike, 42 të paregjistruara, një për mbingarkesë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 167 automjete.

Për parkim jo të rregullt të automjeteve janë dënuar gjithsej 271 shoferë.

Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar në kalimin e këmbësorëve, pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë të cilët nuk kanë dhënë leje për kalim të këmbësorëve, 10 për rreshtim jo të rregullt dhe tre për parakalime jo të rregullta.

Janë dënuar edhe nëntë shoferë për mosposedimin e rripit të sigurisë gjatë kohës së vozitjes së automjetit dhe 22 për përdorim të telefonit celular gjatë kohë së drejtimit të automjetit. fab/

 

 

 

Back to top button
Close