BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

SHBA-ja fillon fushatë për për dekriminalizimin e homoseksualitetit në më shumë vende

 Administrata e presidentit Donald Tramp përgatit fushatë globale për dekriminalizimin e homoseksualitetit në dhjetëra vende ku ende është e jashtëligjshme të qenit homoseksual, lajmëroi En-Bi-Si.

Uashington, 20 shkurt 2019 (MIA) – Administrata e presidentit Donald Tramp përgatit fushatë globale për dekriminalizimin e homoseksualitetit në dhjetëra vende ku ende është e jashtëligjshme të qenit homoseksual, lajmëroi En-Bi-Si.

“Shkakton mllef kjo që në shekullin 21 në më shumë se 70 vende ende ekzistojnë ligje të cilat e kriminalizojnë statusin apo sjelljen e përfaqësuesve të komunitetit LGTB”, deklaroi një person zyrtar i cili merre pjesë në fushatë.

Theksohet se nisma në një pjesë më të madhe është drejtuar kundër Iranit, i cili është “armik kryesor gjeopolitik i SHBA-së nën qeverisjen e Trampit”.

Sipas televizionit amerikan me siguri rast për fushatën është dënimi me vdekje i paradokohshëm i një personi të ri me orientim seksual jotradicional në Iran.

Edhe pse iniciator është Uashingtoni me ambasadat e veta në Evropë, në fushatë duhet të përfshihen edhe Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe udhëheqësit e atyre vendeve ku të drejtat e komunitetit LGBT janë të mbrojtura.

Ideja për fushata të tilla të ambasadorit amerikan në Gjermani, Riçard Grenel, i cili haptazi paraqitet si homoseksual.bk/

Таг
Back to top button
Close