0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Rezultatet nga 1/16 e finales në LE

Mbrëmë janë luajtur 15 ndeshjet e 1/16 e finales së Ligës së Evropës.

Romë, 15 shkurt 2019 (MIA) – Mbrëmë janë luajtur 15 ndeshjet e 1/16 e finales së Ligës së Evropës.

Të martën Fenerbahçe fitoi me rezultatin 1:0 kundër Zenitit, ndërsa dje kishte rezultate shumë interesante.

Lajmi i madh erdhi nga Bjellorusia ku BATE Borisov e fitoi Arsenalin me rezultatin 1:0. Në të njëjtën kohë, Sevila fitoi me rezultatin e njëjtë, por si mysafir në Romë kundër Lacios. Spektakël të madh ofruan ekipet e Renit dhe Betisit, të cilët shënuan gjashtë gola për 3:3.

Në ndeshjet e mbrëmshme nuk kishte shumë befasi. Çelsi fitoi 2:1 si mysafir në Mallme, Napoli fitoi 3:1 në Zvicër kundër Cyrihut, ndërsa Valensia e fitoi Seltikun me 2:0 në Glazgou

Rezultatet dhe golashënuesit nga ndeshjet e 1/16 të finales në LE:

Nga ora 18:55

Sllavia Praga – Genk 0:0

Galatasaraj – Benfika 1:2
0:1 Salvio (27) penallti.
1:1 Diana (54)
1:2 Seferoviq (64)

Ren – Betis 3:3
1:0 Andre (2)
2:0 Garsia (11) autogol.
2:1 Lo Selso (32)
3:1 Ben Arfa (45)
3:2 Sydney (62)
3:3 Lajnes (90)

BATE Borisov – Arsenali 1:0
Filipenko (45)

Olimpiakos – Dinamo Kiev 2:2
1:0 Hasan (9)
1:1 Bujallski (28)
2:1 Diaz (41)
2:2 Verbiq (90)

Krasnodar – Bayer Leverkuzen 0:0

Rapid Vjenë – Inter 0:1
0:1 Martinez (39) penallti.

Lacio – Sevila 0:1
0:1 Ben Jeder (22)

Nga ora 21:00

Sporting Lisbonë – Vilareal 0:1
0:1 Alfonso (3)

Shahtjor Donjeck – Ajntraht Frankfurt 2:2
0:1 Da Kosta (7)
1:1 Marlos (9) penallti.
1:2 Kostiq (50)
2:2 Tajson (67)

Malme – Çelsi 1:2
0:1 Barkli (30)
0:2 Zhiru (58)
1:2 Kristensen (80)

FC Cyrih – Napoli 1:3
0:1 Insinie (12)
0:2 Kajeon (21)
0:3 Zelinski (77)
1:3 Kolloli (83) penallti.

Brizh – Red Bull Salsburg 2:1
0:1 Junuzoviq (17)
1:1 Densuil (65)
2:1 Ueslli (81)

Viktoria Plenen – Dinamo Zagreb 2 1
0:1 Olmo (41)
1:1 Pernica (54)
2:1 Pernica  (83)

Seltik – Valensia 0:2
0:1 Çherishev (42)
0:2 Sobrinos (49).

Таг
Back to top button
Close