EvropëEvropë.Portal

Prodhuesi gjerman i armëve Hekler-Koh gjobitet me 3,7 milionë euro

 Gjykata krahinore në Shtutgart e ka gjobitur kompaninë gjermane  për prodhimin e armëve Hekler-Koh për shkak të shkeljes së Ligjit për kontroll të tregtisë me armë. Kompania duhet të paguajë gjobë në lartësi prej 3,7 milionë euro.

Berlin, 21 shkurt 2019 (MIA) – Gjykata krahinore në Shtutgart e ka gjobitur kompaninë gjermane  për prodhimin e armëve Hekler-Koh për shkak të shkeljes së Ligjit për kontroll të tregtisë me armë. Kompania duhet të paguajë gjobë në lartësi prej 3,7 milionë euro.

Në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, pesë ish të punësuar në Hekler-Koh në periudhën prej vitit 2005 e deri në 2009 kanë shitur armë automatike blerësve të rajoneve të krizës në pjesën veriore të Meksikës.

Në aktvendim theksohet se janë shitur 4,500 pushka G36 për përafërsisht 4,1 milionë euro.

Таг
Back to top button
Close