BotëBotë.Portal

Pakistani kërkon rol më të madh të SHBA-së në përplasjen me Indinë

 Ambasadori i Pakistanit në Uashington Asad Kan ka kërkuar rol më të madh të SHBA-së në uljen e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit.

Uashington, 28 shkurt 2019 (MIA) – Ambasadori i Pakistanit në Uashington Asad Kan ka kërkuar rol më të madh të SHBA-së në uljen e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit.

“Duam të shohim rol më të madh të SHBA-së, tha Kan.

Para Indisë dhe Pakistanit, dy forca bërthamore të cilat nga e marta janë në “përplasje ushtarake”, tani qëndron sfidë që të parandalohet eskalimi i përplasjes para se punët të dalin nga kontrolli, komentojnë agjencitë botërore.

Deri më tani nuk është vërejtur që të dyja vendet, të cilat posedojnë bomba atomike, të kryejnë sulme ajrore në territorin e tjetrit.

“Ndodhemi në ujëra të panjohura”, deklaroi për Bi-Bi-Si-në ambasadori i cili ka qenë edhe këshilltar i tre kryeministrave pakistanezë.

Таг
Back to top button
Close