EvropëEvropë.Portal

Në Barcelonë protestë kundër mbretit spanjoll

Më shumë se qindra njerëz mbrëmë kanë protestuar në Barcelonë kundër vizitës së mbretit spanjoll Felipe i Gjashtë  në Katalonjë ku ishte nikoqir i mbrëmjes për kompanitë në fushën e telefonisë celulare.

Barcelonë. 25 shkurt 2019 (MIA) – Më shumë se qindra njerëz mbrëmë kanë protestuar në Barcelonë kundër vizitës së mbretit spanjoll Felipe i Gjashtë  në Katalonjë ku ishte nikoqir i mbrëmjes për kompanitë në fushën e telefonisë celulare.

Mbreti ka humbur nga popullariteti në Katalonjë kur në krye të krizës secesioniste, liderët separatistë i ka quajtur jopërgjegjës dhe jodemokratikë.

Separatistët katalonas i kanë djegur fotografitë e mbretit dhe i kanë bllokuar rrugët në qendër të Barcelonës.

Vizita e mbretit në Barcelonë vjen në një moment delikat për politikën spanjolle duke marrë parasysh atë që në Madrid në vijim është gjykimi i dymbëdhjetë separatistëve katalonas.

Таг
Back to top button
Close