EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Mej: Nëse Parlamenti e refuzon marrëveshjen, për Bregzitin do të vendosin deputetët

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se, nëse Parlamenti britanik e refuzon marrëveshjen e saj për Bregzit, do të vendosin nëse ta braktisin BE-në pa marrëveshje apo të tentojnë ta shtyjnë daljen vendit nga Bashkimi Evropian.

Londër, 26 shkurt 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se, nëse Parlamenti britanik e refuzon marrëveshjen e saj për Bregzit, do të vendosin nëse ta braktisin BE-në pa marrëveshje apo të tentojnë ta shtyjnë daljen vendit nga Bashkimi Evropian.

Mej potencoi se nëse Parlamenti e hedh poshtë marrëveshjen e saj me BE-në muajin e ardhshëm, atëherë deputetët do votojnë për atë nëse do ta braktisin Unionin pa marrëveshje.

Nëse kjo nuk votohet, që duket e sigurt, atëherë ato do të votojnë për atë nëse do të kërkojnë nga BE-ja ta shtyjë daljen e Britanisë.

Britania duhet ta braktis Bashkimin Evropian më 29 mars, por deri tani Qeveria nuk ka qenë në gjendje të marrë mbështetje nga Parlamenti për marrëveshjen për braktisjen e Unionit. sn/

Таг
Back to top button
Close