0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Mbretëria e Bashkuar e pranoi termin Republika e Maqedonisë së Veriut

 Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lidhur me Maqedoninë do ta përdorë termin Republika e Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot sekretari i punëve të jashtme Xheremi Hant.

Shkup, 16 shkurt 2019 (MIA) – Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lidhur me Maqedoninë do ta përdorë termin Republika e Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot sekretari i punëve të jashtme Xheremi Hant.

Në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë, Hant thekson se ky është një moment historik për të dyja vendet.

Në deklaratë edhe theksohet  se edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë kërkesë nga Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut ta pranojë dhe përdorë emrin dhe termet e nënvizuara në nenin 1 (3) të Marrëveshjes së Prespës. Në këtë drejtim Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me Maqedoninë do ta përdorë termin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Back to top button
Close